📣 THIRRJE PËR APLIKIM ➖ ️“PËR TEATRIN 2026” ➖️

📣 THIRRJE PËR APLIKIM ➖ ️“PËR TEATRIN 2026” ➖️

Bashkia Fier shpall Thirrjen Publike për Aplikim për mbështetje financiare të projekteve teatrore, që do të realizohen në skenën e Teatrit “Bylis”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2026.
🎬 Ftohen të aplikojnë:
• Produksione teatrore shqiptare
• Trupa teatrore profesionale
• OJF që operojnë në artin skenik
• Persona fizikë (Regjisor, producent, aktor, menaxher arti)
.
🎭 KATEGORITË E MBËSHTETJES
.
🔹 PRODUKSIONE “PREMIERË”
mbështetje financiare deri në 1,500,000 lekë
🔹 PRODUKSIONE “RIVËNIE”
mbështetje financiare deri në 500,000 lekë
.
📅 AFATI I APLIKIMIT
.
🗓 10 Mars – 20 Mars 2026
.
📍 Dorëzimi fizik:
Drejtoria e Artit, Kulturës dhe Turizmit
Bashkia Fier
Lagjja “1 Maj”, Rruga “Jani Bakalli”
.
📥 SHKARKO DOKUMENTET E APLIKIMIT
Njoftim për Dëgjesë Publike

Njoftim për Dëgjesë Publike

NJOFTIM PËR DEGJESË PUBLIKE
BANORËVE TË KOMUNITETIT TË FIERIT DHE TË GJITHA PALËVE TË INTERESUARA
Në mbështetje dhe zbatim të ligjit Nr 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, në nenin 9, pika 1.3, të Ligjit 139/2015″Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 18, në rregulloren e Këshillit Bashkiak për konsultat publike:
Ju njoftojmë se do të zhvillohet dëgjesa në kuadër te nje ndryshimi ne Paketen Fiskale te vitit 2026 për rishikimin e takses se ndikimit ne infrrastrukture.
Ftojmë të gjithë grupet e interesit, si shoqeri ndertimi, arkitekte, qytetarë të interesuar, që të bëhen pjesë e kësaj dëgjesë për një proçes trasparent dhe gjithpërfshirës.
Takimi do të zhvillohet ditën e enjte datë 02.04.2026 ora 11.00 në sallën e mbledhjeve të Keshillit Bashkiak. Bashkia Fier..

Njoftim për Dëgjesë Publike

Dëgjesë publike paraprake për uljen e tarifave në sallat e mbyllura të artit dhe sportit

📢U zhvillua dëgjesa publike paraprake për uljen e tarifave në sallat e mbyllura të artit dhe sportit, si hap përgatitor drejt dëgjesës së gjerë më 13 mars 2026.

U dëgjuan propozimet e qytetarëve, klubeve sportive dhe grupeve artistike për të rritur aksesin dhe mundësitë për të gjithë. 🏀🎭

Më pak tarifa do të thotë më shumë aktivitete dhe më shumë energji për qytetin tonë. 🤝