Muzeu Historik Fier

Muzeu Historik Fier

Kushdo që e ka vizituar Muzeun Historik Fier, ka mundur të shohë nga afër dhe të njihet me një pjesë të rëndësishme të kulturës, traditës, historisë dhe qytetërimit antik. Pavijoni i Arkeologjisë në këtë Muze, përfaqësohet nga objekte të ekspozuara, që në pjesën më të madhe i përkasin qytetit antik të Apolonisë dhe qyteteve fqinje ilire të: Bylisit, Nikajës, Dimalit, apo atyre në Margëlliç dhe Gurëzezë. Në stendat e tij janë ekspozuar edhe artefaktet që vijnë nga gërmimet në stacionin neolitik të Cakranit dhe varrezës tumulare të Patosit.

Arkeologjia ofron tematika të veçanta për njohjen e parahistorisë, qytetërimit antik, themelimit të qyteteve koloni, organizimin e jetës, ndërtimet, infrastrukturën, rrugën Egnatia, kulturën shpirtërore, teatrin, skulpturën, numizmatikën, etj. Të gjitha këto, së bashku me objektet e shumta të qeramikës, armët e luftës, veglat e punës, mbishkrimet dhe mozaikët, i krijojnë vizitorit një njohje mbi periudhat e parahistorisë, antikitetit dhe mesjetës së hershme. Thesare të çmuara, që i japin vlerë identitetit tonë kombëtar!

Exhibition Ekspozite

Exhibition Ekspozite

Me një fokus të qartë dhe vlera të padiskutueshme erdhi edhe këtë vit, në Galerinë e Artit Fier, Exhibition Ekspozite. 

E kthyer tashmë në traditë kjo ekspozitë që vjen në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, prezantoi vepra artistike të mbi 40 artisteve nga të gjitha trevat jo vetëm shqipfolëse. 

Ky është shembulli më i mirë për të treguar forcën e gruas, ndikimin dhe mundësitë për të ndryshuar shoqërinë. 

Arti është vetëm një dhe pa kufijë territorialë e kulturor.