Mar 17, 2026 | Njoftime punësimi
Lista emerore e fituesëve, në kategorinë ekzekutive
- Lista emerore e fituesëve, në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e Kontabilizimit të të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat, Bashkia Fier, të listuar si më poshtë:
- Ernesta Hamiti
- Ermela Hasani
- Lista emerore e fituesëve, në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e Administrimit dhe Menaxhimit të Pronave, Bashkia Fier, të listuar si më poshtë:
- Xhesiana Braka
- Franceska Gjata
- Lista emerore e fituesëve, në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialiste” në Drejtorinë Juridike, Bashkia Fier, të listuar si më poshtë:
- Lista emerore e fituesëve, në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit, Bashkia Fier, të listuar si më poshtë:
- Serena Gjika
- Eftali Sota
- Elsa Kondi
Dokumenti Link
Mar 12, 2026 | Njoftime
🌼 Dita e Verës festohet në Fier!
Dy aktivitete të bukura sjellin ngjyrat dhe energjinë e pranverës në qytetin tonë.
🥾 Më 12 mars, dashamirësit e natyrës do të nisin Hiking për Ditën e Verës në shtegun turistik Radostinë – Apoloni, një udhëtim mes gjelbërimit dhe historisë së Apolonisë.
🎨 Ndërkohë, më 13 mars, në qendër të qytetit, do të zhvillohet një super ekspozitë me materiale të riciklueshme, ku fëmijët tregojnë se imagjinata dhe dashuria për natyrën mund të krijojnë gjëra të bukura.
Fierit i shtohen edhe dy ditë plot krijimtari, natyrë dhe energji pranverore🌿


Mar 10, 2026 | Njoftime
Bashkia Fier shpall Thirrjen Publike për Aplikim për mbështetje financiare të projekteve teatrore, që do të realizohen në skenën e Teatrit “Bylis”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2026.

Ftohen të aplikojnë:
• Produksione teatrore shqiptare
• Trupa teatrore profesionale
• OJF që operojnë në artin skenik
• Persona fizikë (Regjisor, producent, aktor, menaxher arti)
.
KATEGORITË E MBËSHTETJES
.

PRODUKSIONE “PREMIERË”
mbështetje financiare deri në 1,500,000 lekë

PRODUKSIONE “RIVËNIE”
mbështetje financiare deri në 500,000 lekë
.
AFATI I APLIKIMIT
.

10 Mars – 20 Mars 2026
.

Dorëzimi fizik:
Drejtoria e Artit, Kulturës dhe Turizmit
Bashkia Fier
Lagjja “1 Maj”, Rruga “Jani Bakalli”
.

SHKARKO DOKUMENTET E APLIKIMIT
Mar 5, 2026 | Njoftime
U zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Fier, më datë 27.02.2026


Mar 5, 2026 | Njoftime
NJOFTIM PËR DEGJESË PUBLIKE
BANORËVE TË KOMUNITETIT TË FIERIT DHE TË GJITHA PALËVE TË INTERESUARA
Në mbështetje dhe zbatim të ligjit Nr 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, në nenin 9, pika 1.3, të Ligjit 139/2015″Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 18, në rregulloren e Këshillit Bashkiak për konsultat publike:
Ju njoftojmë se do të zhvillohet dëgjesa në kuadër te nje ndryshimi ne Paketen Fiskale te vitit 2026 për rishikimin e takses se ndikimit ne infrrastrukture.
Ftojmë të gjithë grupet e interesit, si shoqeri ndertimi, arkitekte, qytetarë të interesuar, që të bëhen pjesë e kësaj dëgjesë për një proçes trasparent dhe gjithpërfshirës.
Takimi do të zhvillohet ditën e enjte datë 02.04.2026 ora 11.00 në sallën e mbledhjeve të Keshillit Bashkiak. Bashkia Fier..
