Dëgjes publike për hartimin e Planit Social të Bashkisë Fier
U zhvillua sot në sallën e Këshillit Bashkiak dëgjesa publike për hartimin e Planit Social të Bashkisë Fier, si dhe Planit të Barazisë Gjinore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe grupeve të interesit.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet, nevojat dhe masat konkrete që do të ndërmerren për forcimin e shërbimeve sociale dhe promovimin e barazisë gjinore në komunitetin tonë.

