
NJOFTIM 🔊/Pozicione të lira pune – Punonjës Policie Bashkiake

Bashkia Fier shpall pozicione të lira pune për Punonjës Police Bashkiake.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
1. Të jenë shtetas shqiptarë;
2. Të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë;
3. Të jenë në moshën 19–27 vjeç;
4. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, fizikisht dhe mendërisht të aftë për të vepruar;
5. Të kenë cilësi të larta morale dhe qytetare.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
1. Kërkesë për aplikim me shkrim;
2. Curriculum Vitae (CV);
3. Diplomë e shkollës së mesme ose së lartë (kopje);
4. Çertifikatë e aftësisë shëndetësore;
5. Fotokopje e librezës së punës;
6. Fotokopje e kartës së identitetit;
7. Dëshmi penaliteti (e vlefshme).
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve:
15 maj 2025, ora 16:00, pranë Sporteleve të Zyrës me një Ndalese të Bashkisë Fier.