Feb 13, 2025 | Njoftime
Në mbledhjen e djeshme të
Këshilli Bashkiak Fier u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ndër të cilat ishin:

Projektvendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin dhjetor 2024.

Projektvendim për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën, me fondet e pushtetit qendror dhe vendor për vitin 2025.

Projektvendim për miratimin e sistemit të pikëzimit për programin social të strehimit, në kuadër të subvencionimit të interesave të kredisë.

Projektvendim për trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Nuri Ferko, lagjja Mbrostar Ferko, për dëmet e shkaktuara në banesën e tij nga zjarri.

Kërkesë për dhënien e ndihmës së menjëhershme për Alketi Zonja.