Bashkia përbëhet nga disa njësi administrative, sipas lidhjeve tradicionale, historike, ekonomike dhe sociale. Njësitë administrative në territorin e një bashkie, shtrirja e tyre territoriale dhe emri përcaktohen me ligj. Njësitë administrative përbëhen nga qytetet dhe/ose fshatrat.
Shtrirja territoriale, emri i qyteteve dhe fshatrave, pjesë e çdo njësie administrative, përcaktohen me ligj.
Administrata e njësive administrative është përçuese e problemeve dhe shqetësimeve të komunitetit përkatës në strukturat e Bashkisë dhe anasjelltas. Komunikon me banorët e njësisë për politikat bashkiake dhe projektet apo programet e Bashkisë për njësinë administrative përkatëse. Njësitë Administrative komunikojnë dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën, në funksion të realizimit të detyrave të tyre dhe zgjidhjes së problemeve e shqetësimeve të banorëve të njësive.
Bashkia Fier ka në përbërje të saj 13 Njësi Administrative:
| Emërtimi i njësisë | Administrator | 
|---|---|
| Njesia administrative “R 1” | Bilbil Çelaj | 
| Njesia administrative “R 2” | Eduard Sollaku | 
| Njesia administrative “R 3” | Erson Goga | 
| Njesia administrative “R 4” | Ermelinda Çepele | 
| Njesia administrative “Qender” | Erald Qirio | 
| Njesia administrative “Portez” | Pandeli Bozha | 
| Njesia administrative “Mbrostar” | Shpetim Gremi | 
| Njesia administrative “Levan” | Ahmet Bahaj | 
| Njesia administrative “Libofshe” | Themie Doko | 
| Njesia administrative “Dermenas” | Dilaver Shyti | 
| Njesia administrative “Topoje” | Aleksander Kola | 
| Njesia administrative “Frakull” | Dashnor Troka | 
| Njesia administrative “Cakran” |