Funksionet e Bashkise
Qeverisja vendore
Gjendja aktuale e qeverisjes vendore është produkt i dinamikës së një sërë reformash institucionale për decentralizimin dhe autonominë vendore. Procesi i decentralizimit dhe i au- tonomisë vendore u materializua edhe më tej me miratimin e Kushtetutës dhe nënshkrimin e Kartës Europiane për Autonominë Lokale. Qeveria vendore në Shqipëri ngrihet dhe funksionon mbi bazën e parimit të autonomisë vendore. Njësitë e vetëqeverisjes vendore janë bashkitë dhe qarqet. Bashkia është njësi bazë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa Qarku është njësi e nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore. Me miratimin e ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, ndarja e re territoriale përcakon si njësi të qeverisjes vendore 61 bashki dhe 12 qarqe.
FUNKSIONET E QEVERISJES VENDORE
Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksione, kompetenca, si dhe funksione të deleguara. Rregullojnë dhe administrojnë ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet në fuqi. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale. Ndër funksionet bazë të njësive të vetëqeverisjes vendore janë:
1. Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
2. Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale.
3. Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
4. Funksionet e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
5. Funksionet e bashkive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike,natyrës dhe biodiversitetit.
6. Funksionet e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor.
7. Funksionet e bashkive në fushën e sigurisë publike.
8. Funksionet e bashkive në fushën e migracionit dhe diaspores.
9. Funksionet dhe kompetencat e deleguara.
FINANCAT
Sipas ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, njësitë e vetëqeverisjes vendore financohen nga të ardhurat që sigurohen nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore. Në fondet e transferuara nga qeverisja qendrore përfshihen transferta e pakushtëzuar dhe transferta specifike për funksionet e reja që i transferohen Bashkisë, transferta e kushtëzuar dhe fondet që u vijnë drejtpërdrejt atyre nga ndarja e tak- save dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacione, si dhe burime të tjera, të parashikuara në ligj. Njësive vendore u garantohet me ligj e drejta për krijimin e të ardhurave në mënyrë të pavarur.
http://www.erru.al/doc/Ligj_nr.139-2015_date_17.12.2015_Per_vetqeverisjen_vendore.pdf
Misioni i vetëqeverisjes vendore
Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet: a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;
b) respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;
c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;
ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;
d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë;
dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;
e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative.