Zyra e Gjendjes Civile është përgjegjëse për dhënien e informacionit nga arshiva e saj dhe në të njëjtën kohë për të ofruar një gamë të gjerë shërbimsh si lëshimin e akteve martesorë, shpallje martese, çertifikata familjare, çertifikata lindje, akte lindje, çertifikata kompesimi lindje, akte vdekje, çertifikata shpenzimesh funeral, çertifikata ndarje familjare etj. Disa prej taksave për disa prej shërbimeve më të zakonshme janë:

1. Për lëshimin e çertifikatave të gjendjes civile, taksa është 50 lekë

2. Për lëshimin e çertifikatave të gjendjes civile në gjuhë të huaj, taksa është 200 lekë

3. Për lëshimin e çertifikatave të martesës në gjuhë të huaj, taksa është 300 lekë

4. Për rregjistrimin e marrjes së shtetësisë Shqiptare, taksa është 700 lekë

5. Për rregjistrimin e lënies së shtetësisë Shqiptare, taksa është 700 lekë

6. Për rregjistrimin e ndryshimit të emrit apo mbiemrit, taksa është 700 lekë

7. Për çdo lloj martese, taksa është 600 lekë

8. Për rregjistrim Leje Banimi, taksa është 1000 lekë.

Disa prej shërbimeve që ofron Zyra e Gjendjes Civile, më në hollësi janë:

Regjistrim Lindje

Lindja rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit. Për fëmijët e lindur jashtë shtetit, prindërit e të cilëve janë banorë të përherëshëm në Shqipëri, rregjistrimi i lindjes kryhet pranë Shërbimit Konsullor Shqiptar në vendin e lindjes ose nëse kjo nuk është e mundur ai kryhet në zyrat e gjendjes civile të atij vendi. Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 nga dita e lindjes për fëmijët e lindur në Shqipëri dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë, prindërit përfitojnë shpërblim 5000 lek. Rregjistrimin e fëmijës e bën një nga prindërit ose në mungesë të tyre një i afërm me dokument identifikimi. Emrin e fëmijës e caktojnë prindërit Prindërve ju jepen dy çertifikata: një për shpërblim dhe një për efekt dokumenti.

Rregjistrim Vdekje

Rregjistrimi i vdekjes bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin personi i vdekur. Rregjistrimi i vdekjes bëhet nga një anëtar i familjes ose në mungesë të tyre nga një përfaqësues i Bashkisë. Rregjistrimi është i vlfshëm vetëm kur është i shoqëruar me një raport mjekësor. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 30 ditë për ato jashtë vendit. Në rast se kalon afati i mbajtjes së aktit të vdekjes, ajo është e dënueshme me një gjobë prej 1000 lekësh dhe mund të bëhet vetëm me vendim gjykate.

Ndërrim Emri ose Mbiemri


Çdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Shtetasit të cilët kërkojnë të bëjnë ndryshimin e emrit dhe mbiemrit duhet të paraqesin këto dokumente:
Kërkesë drejtuar Zyrës së Gjendjes Civile, në të cilin ai parashtron shkakun e ndryshimit të emrit dhe të mbiemrit. Kërkesa duhet të protokollohet.
Dëshmi nga prokuroria e rrethit dhe gjykata e rrethit gjyqësor, në juridiksionin e të cilëve banon shtetasi i interesuar, të cilat dëshmojnë së ndaj këtij shtetasi nuk ka kallëzim ose nuk ka nisur ndonjë procedim penal.

Transferim të të Dhënave të Gjendjes Civile
Transferimi i të dhënave të gjendjes civile, në një zyrë tjetër të gjendjes civile bëhet me kërkesën e kryefamiljarit, i cili paraqet pranë zyrës së gjendjes civile të vendbanimit të ri këto dokumente:
a) kërkesën me shkrim për regjistrim në vendbanimin e ri;
b) dokumentin e pronësisë së banesës ose një kontrate qiramarrjeje, të paktën një vjeçare;
c) vërtetim lëshuar nga administratori i njësisë administrative, ku ai shprehet se shtetasi banon në njësinë administrative përkatëse;
d) çertifikaten familjare nga zyra e gjendjes civile e vendbanimit të mëparshëm.
e) Çdo familjar është i detyruar të bëjë transferimin e gjendjes civile të familjes jo më vonë se 45 ditë nga ardhja në vendbanimin e ri. Moszbatimi i afatit dënohet me gjobë në masën 1000 lekë.

Lidhja e Martesës


Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Martesa lidhet para nëpunësit të gjendjes civile, me pëlqimin e lirë të të dy bashkëshortëve të ardhshëm. Nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj. Martesa lidhet 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes së martesës. Për lidhjen e martesës bashkëshortet e ardhshëm duhet të jenë të shoqëruar nga dy dëshmitarë.

Për lidhje martese, shtetasit Shqiptarë duhet të paraqesin këto dokumente:

* Çertifikatë lindjeje të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, jo më parë se 15 ditë nga data në të cilën kërkohet të lidhet martesa, me shënimin “për lidhje martese”;

* Dokument identifikimi.


Për lidhje martese, shtetasit e huaj duhet të paraqesin këto dokumente:

* Çertifikatë lindjeje, të lëshuar jo më parë se një muaj nga data në të cilën kërkohet të lidhet martesa;

* Vërtetim që provon se nuk ka pengesa ligjore për të lidhur martesë.

Dokumentet e mësipërm legalizohen në përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit, ndërsa ato të lëshuara nga përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë legalizohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.