Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Policia Bashkiake

Policia Bashkiake

Policia Bashkiake​ është strukturë e Bashkisë e cila angazhohet në zbatimin e detyrave që i ngarkon ligji nr.8224, datë 15.05.1997 për Organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe të komunës (i ndryshuar), Vendimet e Këshillit Bashkiak, të KRRT-së si dhe aktet e nxjerra nga Kryetari i Bashkisë.

Puna e deritanishme ka qenë rezultative dhe roli i kësaj policie, si forcë ekzekutive në ndihmë të ushtrimit të funksioneve të organeve dhe strukturave të Bashkisë, është i rëndësishëm.

Vecanërisht me kalimin e biznesit të vogël në Bashki dhe dhënies të kompetencave Policisë Bashkiake me ndryshimet në Kodin Rrugor si dhe ato që priten të merren në të ardhmen, puna e Policisë Bashkiake merr dimension më të gjerë.

Puna e policisë bashkiake synon:

Në zbatimin e Vendimeve të Këshillit Bashkiak, të KRRT-së dhe akteve të Kryetarit të Bashkisë për mbarëvajtjen e punëve publike, sigurimin e rendit e qetësisë në veprimtaritë që zhvillon bashkia, në ruajtjen e pronës së bashkisë dhe atyre që administrohen prej saj.

Në ushtrimin e kontrollit të vazhdueshëm të territorit për të mos lejuar shkeljet ligjore për zënien e hapësirave publike apo tregti e paligjshme (ambulantë), vendosjen e reklamave, tendave, dëmtimin e sipërfaqeve të gjelbra, trotuareve, ndricimit publik, ndotjen e mjedisit etj si dhe ndëshkimin e kundravajtësve me gjobë.

Në parandalimin, pezullimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje. Me ngritjen e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Bashki, policia bashkiake ka detyrë të mbështesë Inspektoratin në zbatimin e vendimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje, objekte që kanë penguar punimet në infrastrukturën rrugore, në blloqet e banimit të miratuara me Vendime të KRRT-së, ndërtime pa leje në fasada, shkallë, mure rrethues, etj.

Në shlyerjen e taksave e tarifave vendore nga subjekte juridik e fizik që nuk kanë respektuar afatet ligjore apo nuk janë regjistruar fare si subjekte. Për këtë, në zbatim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë, është angazhuar një efektiv i cili ka mbështetur në mënyre të vazhdueshme Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për zbatimin e detyrës së tyre dhe kjo ka rezultuar e efektshme.​

Duke qenë organ ekzekutiv, policia bashkiake ka zbatuar Urdhrat administrativ të Kryetarit të Bashkisë për lirimin e objekteve që janë pronë e bashkisë, kopshte, biblioteka, ish uzina, ndërmarrje etj të zëna nga persona të ndryshëm në mënyrë abuzive. Për të gjitha rastet është ndjekur procedurë e plotë.

Në bazë e për zbatim të detyrave që i jepen Policisë Bashkiake me ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, është krijuar Sektori i Qarkullimit Rrugor. Të drejtat e Policisë Bashkiake janë kryesisht për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve në drejtim të parkimit të automjeteve ndërqytetëse që nuk respektojnë kërkesat e ligjit, për rregullimin e trafikut kur ka ceremoni apo veprimtari bashkiake, etj.

Për realizimin e detyrave nga ky sektor, i rëndësishëm ka qenë bashkëpunimi me Drejtorinë e Transportit dhe Lëvizshmërisë së Bashkisë Fier. Pavarësisht kërkesave dhe kontakteve, mbetet që të sigurohet një bashkëpunim efikas me policinë rrugore të shtetit për probleme të ndërsjellta.

Në marrjen, ndjekjen e zgjidhjen e kërkesë-ankesave të qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme shtetërore e private të sjella nëpërmjet Zyrës së Informimit Qytetar, Qendrës Operatore të Bashkisë ose telefonatave në Zyrën e Informacionit të Policisë Bashkiake. Kjo detyrë realizohet nga Inspektorët që mbulojnë Njësitë Bashkiake, nga grupet e Gatshme si dhe nga Grupi i Natës. Duhet theksuar se ankesat e shumta të qytetarëve apo subjekteve të ndryshme për prishje të qetësisë nga lokalet e natës, është e vështirë të përballohen, jo vetëm për mungesë të efektivit e mjeteve që disponohen, por edhe për mangësitë ligjore (përplasjen e disa institucioneve për të njëjtën shkelje zhurmat etj). Në mënyrë periodike është bashkëpunuar me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe Policinë e Qarkut). Me daljen e VKM ku përcaktohen oraret e ushtrimit të veprimtarisë nga lokalet e natës, situata ka përmirësim.

Bashkëpunimi me Sektorin e Emergjencave Civile ka qenë i vazhdueshëm, sepse është detyrim ligjor i Policisë Bashkiake që rrjedh nga neni 8 i ligjit nr.8224, datë 15.05.1997 për Organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe të komunës (i ndryshuar). Policia Bashkiake ka qenë e gatshme dhe i ka dhënë ndihmën e saj qytetarëve në raste fatkeqësie (zjarre, përmbytje etj). Por për të dhënë një kontribut cilësor, kërkohet të bëhet trajnimi i Inspektorëve dhe Policëve në këto drejtime dhe të sigurohen mjetet e pajisjet specifike për këto raste, sepse mungojnë.

Funksionet dhe Kompetencat e Policisë Bashkiake

L I G J I N r 8224 date 15.05.1997 

NDRYSHUAR ME LIGJIN 8335 date 23.04.1998 

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË BASHKIAKE DHE TË KOMUNËS. 

Neni 1. ​

Në Republikën e Shqipërisë pranë bashkive e komunave organizohet e funksionon Policia Bashkiake dhe e Komunës. Për detyrat që kryen ajo është në vartësi të Kryetarit të Bashkisë e të Komunës. 

Policia Bashkiake dhe e komunës është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të Bashkisë e të komunës në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kopetencë të autoriteteve të tjera shtetërore. 

Policia Bashkiake dhe e Komunës nuk është pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura.

Neni 2.

Policia Bashkiake dhe e Komunës  ka si rregull këtë strukturë; 

  1. Shefi i policisë 
  2. Oficerë 
  3. Policë 

Pranë Këshillit të Rrethit emërohet komandanti i Policisë së Bashkive dhe të Komunave. 

Neni 3.

Kryetari i Bashkisë dhe Komunës emëron dhe shkarkon drejtuesin e Policise së Bashkisë dhe të komunës 

Drejtuesi i Policisë Bashkiake e të Komunës duhet të jetë diplomuar në Akademinë e Rendit Publik. Ai kryen me autorizim të Prokurorit dhe funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore. 

Neni 4.

Pranimi në Policinë Bashkiake a të Komunës bëhet sipas kritereve të përcaktuara nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Rendit Publik. 

Oficerët e Policisë së Bashkisë e të Komunës kryejnë me autorizim të oficerit të Policisë Gjyqësore dhe funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore. 

Pranimi dhe lirimi në Policinë e Bashkisë a të Komunës bëhet sipas kritereve të përcaktuara nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Rendit Publik. 

Oficerët , inspektorët e Policisë së Bashkisë a të Komunës kryejnë me autorizim të Prokurorit edhe funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore. 

Neni 5.

SHFUQIZOHET 

Neni 6.

Drejtuesi i Policisë së Bashkisë apo të Komunës përgjigjet për kryerjen e shërbimeve të kësaj policie në përputhje me ligjin. 

Neni 7.

Punonjësit e Policisë të Bashkisë a të Komunës i nënshtrohen kualifikimit dhe trajnimit. 

Neni 8.

Policia e Bashkisë dhe e komunës ka për detyrë 

  1. Të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë apo i Komunës. Dhe Vendimeve të Këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike. 
  2. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së Bashkisë atë të komunës si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj. 
  3. Të sigurojë zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë apo Komunës në lidhje me personat  juridik e fizikë , që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale , ndaj Bashkisë apo Komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre. 
  4. Të mbikqyr e verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake. 
  5. Të mbikqyr dhe të marrë masa ndaj shtetasve ,subjekteve fizike e juridike , kur konstaton shkelje të rregullave për hedhjen, grumbullimin, largimin dhe përpunimin e mbeturinave ,dhe për mbrojtjen e mjediseve publike. 
  6. Të kontrollojë, bllokojë,pezullojë dhe prishë ndërtimet e paligjshme , kur vendoset nga organi përgjegjës i bashkisë apo komunës. Të ndalojë zënien e paligjshme të trojeve, ndërtesave dhe objekteve të bashkisë a të komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre. Për zbatimin e akteve të organeve të bashkisë a komunës në fushën e urbanistikës, bashkëpunon me inspektoratin shtetëror të ndërtimit, në bazë të akteve ligjore, nënligjore dhe marrëveshjeve përkatëse. 
  7. Të kujdeset për qetësinë publike ,duke shmangur zëniet , mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve ,autoparlanteve, radiove e magnetofonëve. Rënia e pavend e borive të automjeteve në rrugë , banesa , plazhe e mjedise të tjera publike , që sjellin shqetësime për të tjerët. 
  8. Të marrë masa për ruajtjen e rendit , kur ka grumbullime njerëzish , si në tregje, panaire,ceremoni publike ,artistike, fetare e sportive , në kinema, teatro, pallate e salla sportive , objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike.. 
  9. Të inspektojë tregjet, të kontrollojë zënien e vendeve për tregti ambulante , të verifikojë pajisjen me licencë të tregtarëve dhe personave të tjerë që merren me veprimtari shitblerjeje , me tregtimin e pijeve alkoolike , objekteve me vlera artistike e kombëtare , lëndëve djegëse, të kontrollojë respektimin e masës ,peshës dhe çmimin e shitjes 
  10. Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare ,bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike , si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë apo i Komunës. 
  11. Të kontrollojë marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si dhe të ndihmojnë në kapërcimin e tyre duke i dhënë ndihmë të dëmtuarve në raste urgjente. 
  12. Të marrë masa të përkohshme ndaj të sëmurëve psiqike në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik, 
  13. Të kujdeset për ruajtjen e afisheve , njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të pa autorizuara. 
  14. Të kontrollojë dhe marrë masa për ndërhyrjet e paligjshme dhe dëmtimet në rrjetin e ujësjellësit , shpërdorimin e ujit të pijshëm , dëmtimet dhe ndërhyrjet në sistemin e rrugëve dhe të kanalizimeve, 
  15. Të kontrollojë dhe të marrë masa për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore , ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari në transportet rrugore.
  16. Të kontrollojë e të marrë masa për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, ndaj subjekteve që përdorin rrugët publike në përdorim ,pronësi të bashkisë apo të komunës. 
  17. Të kryejë shërbime të përkohshme për rregullimin e trafikut në pjesë të veçanta të rrugëve dhe qendrave të banuara për nevoja të aktiviteteve të bashkisë  apo komunës, të zbatimit të projekteve të shërbimeve publike dhe të komunitetit duke bashkëpunuar me policinë rrugore. 

Neni 9. 

Për rastet kur nevojitet zbatimi forcërisht i kopetencave drejtuesi i policisë së bashkisë apo të komunës njofton 5 ditë përpara personin e interesuar. 

Neni 10.

Kur gjatë kryerjes së shërbimit konstatojnë elemente të një vepre penale , punonjësit e policisë së bashkisë apo të komunës kryejnë këto detyra; 

  • bëjnë përpjekje për parandalimin e pasojave të saj 
  • bllokon autorin në kushtet e flagrancës 
  • ruan dhe fikson provat në vendin e ngjarjes 
  • jep ndihmën e parë viktimave apo personave të demtuar 

Përdorimi i armës nga ana e punonjësve të policisë bashkiake bëhet vetëm në kushtet e përcaktuara në ligjin Nr 8290 date 24.02.1998 .PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT 

Neni 11.

Punonjësit e policisë së bashkisë apo të komunave në zbatim të kopetencave të tyre , kane të drejtë të thërrasin në mjediset e policisë së bashkisë apo të komunës shtetasve të ndryshëm që kanë shkelur dispozitat e këtij ligji.

Neni 12.

Policia e bashkisë a komunës bashkëpunon me strukturat e mbrojtjes civile në raste të fatkeqësive natyrore, zjarreve, përmbytjeve, tërmeteve etj, 

Neni 13.

Për shkeljet e vërejtura punonjësi i bashkisë apo i komunës ka të drejtë të gjobisë  në vend personat përgjegjës në masën 500 deri në 5000 lekë. 

Kundravajtësit janë të detyruar të paguajne gjobën brenda 5 ditëve nga dita e dhënies, 

Për çdo ditë vonesë gjoba paguhet me kamatë 2 %. Me kalimin e afatit njëmujor , gjoba vilet sipas rregullave të përcaktuar në ligjin . PËR KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE . 

Neni 14.

Policia bashkiake dhe e komunës ka uniformën e saj të ndryshme nga ajo e policisë së shtetit , Punonjësit e saj kanë shenjën dalluese dhe numrin personal, 

Punonjësit e policisë së bashkisë dhe të komunës pajisen me armë. 

Pajisja me armë , mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së saj rregullohet me akte të Ministrit të Brendshëm, 

Neni 15.

Ministri i Brendshëm miraton rregulloren tip të policisë së bashkisë e komunës, 

Neni 16.

Në raste nevoje , kur çmohet e domosdoshme për ruajtjen e rendit , Shefi i Komisariatit të Policisë dhe Kryetari i Bashkisë apo të Komunës mund të bashkërendojnë veprimet e policive me miratim të Prefektit 

Neni 17.

Numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkisë  apo  të  komunës miratohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, 

Struktura,pagat dhe shpenzimet buxhetore janë në kopetencë të Këshillit të bashkisë a komunës.

Neni 18.

Punonjësit e policisë së bashkisë a të komunës gëzojnë mbrojtje të njëjtë ligjore me punonjësit e policisë së shtetit.

Neni 19.

Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe Ministri i Pushtetit Vendor e Decentralizimir të nxjerrin akte nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Neni 20.

Çdo dispozitë që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet 

Neni 21.

Ky ligj hyn në fuqi me 15 korrik 1997, 

Shpallur me dekretin Nr 1801 date 22.05.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.


Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
3112
3
e enjte, gusht 3, 2017
4
e premte, gusht 4, 2017
5
e shtunë, gusht 5, 2017
6
78910
11
e premte, gusht 11, 2017
12
e shtunë, gusht 12, 2017
13
e diel, gusht 13, 2017
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ