(9.05.2019)
Aktivitet në kuadër të Javës Rinore Europiane dhe Ditës së Europës
Në kuadër të Javës Rinore Europiane dhe Ditës së Europës, Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Fier, në bashkëpunim me qendrën "Epoka e Re" zhvilloi sot aktivitetin "Demokracia ka nevojë për zë". Nënkryetarja e Bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia ka përshëndetur drejtuesen e qendrës "Epoka e Re" znj. Nevila Jahaj, të rinjtë deputetë të Parlamentit Rinor Fier, vullnetarë të kësaj qendre dhe i ka prezantuar me zhvillimet, investimet që po zbaton Bashkia Fier në të gjithë territorin e saj. Të rinjtë më pas janë njohur me mundësitë për të përfituar nga fondet e BE - së (Erasmus Plus dhe European Solidarity Corpe).
Për më shumë informacion dhe foto nga aktiviteti materiali bashkëlidhur.
Në kuadër të Javës Rinore Europiane dhe Ditës së Europës.docx