Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Bizneset > Mbeshtetja per Biznesin

Mbeshtetja per Biznesin

​​

Mbështetja për biznesin

Shqipëria, zë vendin e parë për numrin e reformave në arenën globale dhe rajonale, e cila ndërmori disa reforma në fusha të ndryshme si Hapja e Bizneseve të Reja,  Marrja e Kredive, Mbrojtja e Investitorëve, Dhënia e Licencave, Pagimi i Taksave.

Qeverisja e mirë ekonomike në fusha të tilla si: sistemi i taksave, rregulloreve dhe licencave, është shtyllë themelore për krijimin e një klime të favorshme biznesi. Politika efektive ekonomike pengojnë dështimet e tregut, të cilat pengojnë investimet frytdhënëse dhe bëjnë të mundur përputhjen e interesave private me ato publike. Numri i lejeve dhe miratimeve që bizneset duhet të marrin, si dhe koha e nevojshme për marrjen e tyre mund të rezultojnë të shtrenjta financiarisht dhe me kohë të humbur. Gjithashtu, një perceptim negativ i legjislacionit  tatimor mund të pasqyrojë efektin shkatërrues të taksave të mbingarkuara të cilat kufizojnë funksionimin dhe rritjen e sektorit privat. Për të shmangur një klimë negative biznesi, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash, ku mund të përmendim:

  • Krijimin e Regjistrit të Kredive, me anën e të cilit institucionet financiare mund të ndajnë informacionin mbi kreditë. Kjo reformë i lejon bankat të vlerësojnë më mirë aftësinë për të paguar huamarrësit potencialë, duke lehtësuar aksesin tek kreditë për firmat dhe individët.
  • Fuqizimin e mbrojtjes së investitorëve.
  • Hapjen e bizneseve të reja, e cila u lehtësua edhe me tepër me publikimet online, uljen e kostos së regjistrimit, konsolidimin e taksave, sigurimeve shëndetësore dhe regjistrimit të punonjësve.
  • Reformimin e pagesave të taksave, ku formularët dhe aplikimet e nevojshme bëhen online, si dhe janë të lidhura elektronikisht me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, fakt ky i fundit, i cili ndikon edhe në uljen e informalitetit në ekonomi.
  • Ndërmarrjen, gjithashtu të reformave të konsiderueshme, edhe për sa i përket fushës së Licencimit, me hapjen e Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), e cila funksionon si One-Stop-Shop Center, e lidhur online me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, si dhe ulja e numrit të licencave, duke shënuar liberalizimin e tyre në shumë fusha të rëndësishme ekonomike.​

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ