Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Bizneset > Lejet e Ndertimit

Lejet e Ndertimit

​​

Lejet e Ndërtimit

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Fier merr në shqyrtim materialin e përgatitur nga Sekretaria Teknike dhe Këshilli Teknik të ngritur pranë Drejtorisë së Urbanistikës. Materiali përgatitet si më poshtë:

1.    Qytetari aplikon në zyrën e Sekretarisë Teknike pranë Drejtorisë së Urbanistikës me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Një fotokopje të noterizuar të Çertifikatës së Pronësisë, të rifreskuar jo më pak se tre muaj nga data e dorëzimit;
  • Kërkesa e protokolluar pranë Sekretarisë së Bashkisë, Formulari Nr. 1, verifikohet me Planin Rregullues të Qytetit dhe pranohet vetëm kur është në përputhje me të;
  • Përgatitja e Studimit Urbanistik Pjesor të zonës ku bën pjesë objekti që do të ndërtohet.

2.    Pas miratimit të Studimit Urbanistik Pjesor kalohet në fazën e miratimit të Sheshit të Ndërtimit të objektit:

  • Përgatitet Sheshi i Ndërtimit sipas Rregullores së Urbanistikës me autor arkitekt dhe Ing. Topografë (Sheshi i Ndërtimit shoqërohet me projektin Arkitektonik të objektit);
  • Kontrollohen kondicionet urbane dhe zbatimi i Planit Rregullues të qytetit, dhe në rast se ka shkelje të kondicioneve urbane, kërkohet deklaratë noteriale nga kufitarët.

3.    Pas miratimit të Sheshit të Ndërtimit kalohet në fazën e Miratimit të Lejes së Ndërtimit, dhe duhen paraqitur dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesa e Lejes së Ndërtimit, Formulari Nr. 3;
  • Marrja e plotë e Sheshit me Infrastrukturën dhe me formularin 3/1 në:
* Ndërrmarrjen e Kanalizim U/Zeza-Ujësjellësit;
* Ndërrmarrjen e Elektrikut;
* Agjensinë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit, shoqëruar me relacionin përkatës;
* Inspektoriatin Sanitar Shtetëror të Rrethit;
* Inspektoriatin e Mbrojtjes Kundër Zjarrit.

  • Studimi Gjeologo – Inxhinierik (Inxhinier gjeolog me liçensë);
  • Kontrata me firmën zbatuese, në prezencë të noterit e shqëruar me fotokopje të noterizuara të liçensës së firmës dhe NIPT-it;
  • Plan-Organizimi i Objektit, të konfirmuara nga investitori dhe subjekti ndërtues;
  • Grafiku i Punimeve në Objekt, të konfirmuara nga investitori dhe subjekti ndërtues;
  • Projekti i zbatimit të objektit ku duhet të jenë:

- Preventivi i punimeve;

-  Projekti arkitektonik dhe konstruktiv, të shoqëruar me tabelat e                hekurit, me liçensat dhe deklaratat përkatëse të projektuesve që kanë respektuar normat teknike të projektimit;

- Projekti elektrik, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;

- Projekti hidraulik, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;

- Projekti i Mbrojtjes Kundër Zjarrit, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;

- Projekti për sistemin e ngrohjes qendrore për objektet mbi 5 kate, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;

4.    Pas miratimit të Lejes së Ndërtimit, aplikuesve u bëhet njoftim, për tu paraqitur pranë Sekretarisë Teknike, ku u jepet autorizimi për pagesën e Taksës së Ndikimit në infrastrukturë. Kjo taksë llogaritet mbi bazën e Sipërfaqes së Ndërtimit sipas Projektit të miratuar me Koston mesatare të ndërtimit sipas Fletores Zyrtare, e miratuar në K.Rr.T.-në e Bashkisë Fier;

5.    Pas këtij veprimi, qytetari pajiset me Formularin Nr. 4, Lejen e Ndërtimit, Sheshin e Ndërtimit, Sheshin e Ndërtimit, dhe Formularin Nr. 2 të Sheshit të Ndërtimit;

6.    Qytetari para se të fillojë punimet për ndërtimin e objektit duhet të depozitojë pranë Drejtorisë së Urbanistikës, Njoftimin për fillimin e punimeve nga Subjekti Ndërtues, të protokolluar.

  • Akt-kontrolli mbi Piketimin e objektit, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
  • Akt-kontrolli i kuotës +/-0.00, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
  • Akt-kontrolli i Karabinasë, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
  • Akt-kontrolli Përfundimtar, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
  • Akt-kontrolli i Sistemimit, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;

7.    Pas përfundimit të punimeve të ndërtimit në objekt, qytetari aplikon për Lejen e Shfrytëzimit, e cila shoqërohet me faturën e tarifës, të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak dhe të depozitojë dosjen teknike të objektit. Praktika e Lejes së Shfrytëzimit përmban:

  • Shkresën Përcjellëse (e konfirmuar nga Kryetari i Bashkisë dhe drejtori i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit), e cila shoqëron këto dokumentacione:

- Lejen e Shfrytëzimit, e konfirmuar nga drejtori i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit;

- Akt-Kontrolli Përfundimtar i Objektit, shoqëruar me azhornimin e objektit;

- Akt-Kolaudimi i punimeve, i konfirmuar nga Kolaudatori, Mbikqyrësi i Punimve (shoqëruar me liçensat përkatëse, fotokopjo e noterizuar), subjekti ndërtues i kontraktuar dhe investitori;

- Fotokopje të Formularit Nr. 4 e Lejes së Ndërtimit, Sheshit të Ndërtimit, Formularit Nr. 2 të Sheshit të Ndërtimit si dhe të projektit arkitektonik të njëhsuara me origjinalin.

Para përcjelljes së dokumentacionit pranë Z.R.P.P. Fier, nga drejtoria e Urbanistikës i kërkohet subjektit ndërtues:

  • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave, Fier për shlyerjen e detyrimeve tatimore të objektit;
  • Situacioni Përfundimtar, i konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave, Fier.

 

- Për vitin 2010 janë marrë 10 vendime të KRRT-së së Bashkisë     Fier,nga ku janë miratuar 81 leje ndertimi.

·  Për vitin 2011 janë realizuar 3 mbledhje të KRRT-së së Bashkisë Fier    nga ku janë miratuar 101 leje ndertimi.

·  Lejet e ndertimit per vitin 2013:

·  Vendim nr.prot.142. date 24.01.2013

·  Vendim nr.prot 475, date 20.03.2013

·  Vendim nr.prot 689, date 23.04.2013

·  Vendim nr.prot.1004. date 24.06.2013

·  Vendim nr. prot.01, date 07.08.2013

·  Vendim nr.prot.02, date 14.08.2013

·  Vendim nr.prot.01, date 12.02.2014

·  Vendim nr.02,prot. date 20.20.2014

·  Vendim nr.prot.03, date 27.05.2014

·  Vendimi nr.prot.04, date 15.08.2014

·  Vendim i kryetarit per marrjen e nismes per PDV

·  Vendimi i K.K.T. per PPN

​ ​

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
3112
3
e enjte, gusht 3, 2017
4
e premte, gusht 4, 2017
5
e shtunë, gusht 5, 2017
6
78910
11
e premte, gusht 11, 2017
12
e shtunë, gusht 12, 2017
13
e diel, gusht 13, 2017
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ