Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Sporti > Historiku

Historiku

Në vitin 1930, u krijua Sport Klub Fieri duke filluar një traditë të aktiviteteve sportive në qytet. Disa sporte popullore në Fier përfshijnë volejbollin, basketbollin, boksin dhe bilardon, megjithatë më popullorët janë çiklizmi dhe futbolli.

Ekipi i çiklizmit i qytetit të Fierit, "Apollonia, ka fituar kampionation kombëtar 5 herë, që nga 2003 dhe e ka përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë Kampionatin Ballkanik, Kampionatin Europian, Kampionatin Botëror si dhe shumë ture të tjerë kombëtarë dhe rajonalë. Skuadra ka 24 çiklistë me një shpejtësi mesatare prej 48 km/orë.

Disa prej çmimeve të fituara gjatë viteve të fundit janë:

  • Fitues i Kampionatit Kombëtar: 2003 – 2007
  • Fitues i Rrethit Çiklistik të Shqipërisë: 2004 – 2007, vendi i tretë 2008
  • Fitues i Turit të Paqes (Shqipëri – Mal i Zi – Kosovë – Maqedoni): 2003 – 2005
  • Fitues i Turit të Maqedonisë: 2004
  • Turi i Turqisë: Vendi i dytë, 2005
  • Turi i Turqisë, Bursa: Vendi i tretë, 2004
  • Kampionati Ballkanik: Vendi i tretë 2003, Vendi i dyte 2005, Vendi i parë dhe i tretë 2006, Vendi i parë 2007,
  • Turi i Greqisë, Patra, Vendi i dytë 2009                              

Skuadra e futbollit Apollonia është gjithashtu një skuadër shumë e dashur prej tifozave fierakë. Ajo ka fituar Kupën e Shqipërisë në vitin1998. Ajo luan në Superligën Shqiptare dhe ka arritur rezultate të mira. Skuadra i luan të gjitha ndeshjet brenda në stadiumin "Loni Papuçiu", që është një stadium shumëpërdorimësh, me një kapacitet prej 6,000 vendesh.

 

Eventet

<shkurt 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272812345
6789101112

Se shpejti


Buletini Informativ