Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Sporti > Stadiumi, Loni Papuciu

Stadiumi, Loni Papuciu

Stadiumi "Loni Papuçiu" në Fier është stadiumi ku zhvillon ndeshjet Klubit Futbollistik Apolonia, me një kapacitet prej 7000 vendesh. Klubi Futbollistik Apolonia është klubi i qytetit të Fierit, krijuar si një klub shumë-sportesh në vitin 1925. Emri dhe stema e skuadrës vjen nga rrënojat e qytetit të lashtë Apolonia, vendin e të cilit sot e zë qyteti i Fierit. KS Apolonia debutoi në Superlige në vitin 1945. Në vitin 1992 skuadra ndryshoi emrin në KF Apolonia dhe futbolli u nda nga pjesa tjetër e klubit shumë sportesh, nën drejtimin e presidentit Koco Kokedhima. Sot Apolonia është një shoqëri aksionare, aksionet e së cilës zotërohen nga Bashkia e Fierit dhe nga presidenti I KF-së, Koço Kokëdhima

Arritja më e madhe e KF Apolonia ështe fitimi i Kupës së Shqipërisë në vitin 1998. Përvec këtij trofeu ka fituar edhe katër herë Kategorinë e Parë. Gjithashtu skuadra ka marrë pjesë dy herë në kupat e Evropës. Ne sezonin 1989/1990, Apolonia u mund në raundin e parë në Kupën UEFA nga AJ Auxerre (France) me rezultatet 0-3 dhe 0-5. Në 1998/1999 pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, Apolonia mori pjesë në Kupën e Kupave ku në raundin e parë u eliminua nga KRC Genk me rezultatet 1-5 dhe 0-4.

Në sezonin 2006/2007 Apolonia zbriti ne Kategorinë e Parë. Në sezonin 2007/2008 ekipi fierak u rendit i dyti në këtë kategori duke fituar të drejtën të ngjitet përsëri në Superlige. ​

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ