Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Turizmi

Turizmi

​​

  • Parku Arkeologjik i ApolloniseKatedralia e Shen Gjergjit
  • Kisha e Shen Kozmait
  • Pamje nga kodrat e Cakranit
  • Qyteti antik i Gurzezës
  • Laguna e Kerrnices ne Darzeze
  • Bregdeti i Darzezes dhe i Semanit
  • Manastiri i Shen Merise Hyjlindese (Parku Arkeologjik Apolloni)
  • Kisha katolike "Zoja e Paperlyeme"
  • Ujëvara e Hinkës 


Qyteti i Apolonisë është themeluar në shek. VI para Krishtit nga kolonë te ardhur nga Korkyra dhe Korinthi në tokat e Taulantëve Ilirë. Kronikat e lashta dëshmojnë se midis 30 qyteteve të të gjithë botës antike që morën emrin për nder të Perëndisë Apolon, më e madhja dhe më e rëndësishmja ishte Apolonia e Ilirisë, që dikur strehonte rreth 60 000 banorë. Një vizitë e plote e qytetit të Apolonisë do të kërkonte të paktën një gjysmë dite, per te pare me radhë te gjitha monumentet arkeologjike të ketij qyteti me jete e histori 1000 vjeçare. Shpërndarja e tyre në nje territor mjaft te gjere e bën të pamundur një itinerar të vetëm, prandaj shpjegimin po e bëjmë në bazë të tri itinerareve të ndryshëm.

Persa i perket qarkut Fier, ai permban edhe nje park tjeter arkeologjik, ate te Bylis.

Bylisi eshte nje nga qendrat me te rendesishme arkeologjike te Shqiperise, renditur per nga vlerat monumentale. Bylisi ka qene qyteti me i madh ilir ne Ilirine e Jugut, dhe ka nje pozite zoteruese mbi kodrat e Mallakastres dhe mbi luginen e Vjoses. Emri i tij permendet relativisht vone nga kronikat e kohes, ne fillim del ne trajten Bulis ne ngjarjet e viteve 49-48 p.Kr., kur ju dorezua Cezarit dhe sherbeu si baze per furnizimin e ushtrise se tij. Burimi me i hershem per Bylisin eshte gjeografi grek Pseudo-Skylaksi 380 p.Kr. i cili shkruante: – "Oriket banojne ne krahinen e Amantise, amantet qe shtrihen deri ketu jane ilire nga bylinet", – duke lene te kuptohet se lidhja midis amanteve dhe bylineve shpreh nje bashkesi politike, nje koinon.

​----------------------------------------


Kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit.docx

RREGULLORIA E PLAZHEVE DHE STACIONEVE TE PLAZHEVE.docx



Për më shumë informacion klikoni në: http://turizmifier.flip.al/​ 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ