Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Ekonomia

Ekonomia

Fieri renditet i treti në Shqipëri për nga rëndësia ekonomike. Ka një ekonomi të fuqishme dhe është qendra e Shqipërisë përsa i përket industrive të naftës, bitumit dhe bujqësisë. Fieri ka depozita të mëdha nafte dhe gazi natyral dhe prodhon afërsisht 2800 fuçi naftë për ditë, si dhe 5 milion m3 gaz natyral për vit. Burime të tjera natyrale përfshijnë rërën bituminoze, materialet inerte, dhe argjilën.

Bujqësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm. Prodhohen sasi të konsiderueshme gruri, misri, ullinjsh, domatesh, patatesh, rrushi, mollësh, shalqinjsh dhe foragjeresh. Ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm shpezësh dhe gjëje të gjallë.

Sektorët kryesorë të ekonomisë së Fierit përfshijnë:

  • Nxjerrjen dhe Përpunimin e Naftës: kompani shtetërore dhe private, duke përfshirë kompani të huaja;
  • Ndërtim;
  • Përpunim Ushqimi: pije freskuese dhe alkolike, vaj ulliri dhe gatimi, mish, nënprodukte të qumështit, bukë, sheqer, miell etj;
  • Import-Eksport;
  • Tregëti: rroba, ushqim, elektroshtëpiake etj;
  • Tekstile dhe prodhim veshjesh;

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ