Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Arti dhe kultura

Historiku

​​

Periudha pas Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e në vazhdim, ka njohur përparime të ndjeshme në zhvillimet letrare dhe publicistike të qytetit. Janë zhvilluar gjini të ndryshme letrare dhe veçanërisht proza e gjatë, e cila ka arritur nivelet kulmore mbarëkombëtare me romanin "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës. Me punën e tyre, breza të tërë shkrimtarësh e publicistësh, piktorësh e skulptorësh, gjuhëtarësh e historianësh, muzikantësh dhe sportistësh, e kanë ngritur në shkallën më të lartë emrin e nderuar të këtij qyteti. Gazeta lokale "Drapër e çekan" u botua për dekada të tëra. Ndërsa gjatë viteve të tranzicionit demokratik, krahas publikimeve, monografive dhe studimeve të shumta letrare, janë botuar edhe gazeta të ndryshme si "Zegali", "Myzeqeja", "Xixëllonjat", "Frashëri" dhe "Qyteti im".

Në zhvillimin e jetës kulturore të qytetit, një rol mjaft të rëndësishëm kanë luajtur dhe shoqatat si: Unioni i Shkrimtarëve dhe Artistëve Fier, Shoqata e Gazetarëve, Historianëve, "Myzeqeja", "Mallakastra", "Çamëria", "Kosova", etj. Këto shoqata kanë inkurajuar gjithashtu pjesëmarrjen në festivale folklorike lokale dhe kombëtare, me qëllim gjallërimin e traditave.

Qyteti i Fierit është i njohur për traditat e hershme kulturore. Qysh prej vitit 1924 është formuar shoqëria "Apolonia" me një program teatror, kulturor, sportiv dhe artistik. Më pas, u formuan edhe shoqëri të tjera, si: "Myzeqeja", "Lulja e Myzeqesë", "Ballkanikja" dhe "Anglo- Persiania". Gjithashtu edhe krijimtaria letrare dhe publicistike është dokumentuar që prej vitit 1750, me publikimin e "Divanit" nga N. Frakulla dhe vazhdoi me poemën "Shqipëria" të Z.N. Libofshës, botuar në Kalendarin Kombëtar të vitit 1910.

Fieri i ditëve të sotme vazhdon të promovojë artet dhe kulturën. Qyteti është plot me artistë, piktorë, muzikantë, skulptorë, këngëtarë, aktorë dhe interpretues që po lulëzojnë. Grupe të Myzeqeja dance groupndryshme muzikore përfshijnë Bandën e Qytetit, Orkestrën Simfonike, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore "Myzeqeja", Grupin e Këngës Qytetare Fierake e shumë të tjerë. Këta artiste, në bashkëpunim me shoqatat dhe pushtetin lokal organizojnë çdo vit shfaqje dhe aktivitete kulturore e artistike, në dhe përreth qytetit.​

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15
e hënë, maj 15, 2017
16
e martë, maj 16, 2017
17
e mërkurë, maj 17, 2017
18
e enjte, maj 18, 2017
19
e premte, maj 19, 2017
2021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ