Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Arti dhe kultura > Teatri i Kukullave

Teatri i Kukullave

Teatri i Kukullave i Bashkisë Fier u krijua në vitin 1970 nën drejtimin regjisorial të të mirënjohurit Llazar Verria. Në këtë vit trupa e Teatrit përbëhej nga aktorët: Violeta Hoxha, Eftali Malo, Petrit Xhelili, Sali Mavriqi, Lirim Zhupa, Agim Halo etj. Pjesa e parë me kukulla që u vu në skenë në këtë kohë ishte "Lepuri veshëprerë" me regji të Llazar Verrisë, muzikë të Nikollaq Bulos, e interpretuar nga aktorët e mësipërm. Viteve në vazhdim Teatri i Kukullave Fier, ka bërë një paraqitje shumë të mirë në aktivitetet e organizuara në atë kohë në qytetete të ndryshme të Shqipërisë si në Pogradec, Korcë, Vlorë etj, duke zënë: një vend të parë, dy vende të dyta e shumë vende të tjera nderi duke e quajtur një ndër trupat më të mirat në Shqipëri. Me kalimin e viteve trupa e Teatrit të Kukullave u shtua duke krijuar 2 grupe: një me aktorët e vjetër të mësipërm (Violeta Hoxha, Eftali Malo, Petrit Xhelili, Sali Mavriqi, Lirim Zhupa, Agim Halo) dhe tjetra grupi i të rinjve. Në grupin e dytë filluan aktivizimin e tyre aktorët Luan Skëndaj, Fatmir Xhelili, Gëzim Canole, Pavllo Gjerazi, Marjana Hekurani, Teuta Lavdari etj. Trupa e aktorëve të këtij teatri ka dhënë shumë shfaqje si në qytet ashtu dhe në të gjitha fshatrat e rrethit Fier, duke u bërë trupa më e dashur për fëmijët e kopshteve dhe të shkollave të Ciklit të Ulët.

Nga viti 1970 deri në vitin 1990 në Teatrin e Kukullave janë vënë mbi 40 pjesë të ndryshme të autorëve: Pleurat Armiri, Gjik Kurtiqi, Naun Prifti etj. Ndër më të spikaturat mund të përmendim shfaqjet: "Gjithmonë vigjilent", "Heriozmat e Fatbardh pikaloshit", "Fitorja e bleteve", "Tre kecat dhe ujku" e shumë e shumë të tjera. Gjatë kësaj kohe skenografia dhe kukullat u krijuan nga piktori Kudret Muka duke i dhënë skenës dhe vetë Teatrit të Kukullave jetë dhe shpirt. Mbas daljes në pension të regjisorit Llazar Verria, trupa kaloi nën drejtimin e Arqile Licit, i cili për disa vjet e coi akoma më tej sukseset e kësaj trupe. Mbas lënies së trupës nga ana e regjisorit Arqile Lici, Teatri i Kukullave u drejtua për dy vjet nga aktorja Merita Gjyriqi, e cila bëri përpjekje për t'i dhënë jetë apatisë së lindur gjatë kësaj kohe, e cila përkonte me ndryshimin e sistemeve politike në vendin tonë.

Në vitin 2008, nën drejtimin e aktorit Petrit Xhelili dhe me përbërjen e aktorëve: Fatmir Xhelili, Hateme Ruzhdia, Sotir Stefa, Todi Llupi, Teatri i Kukullave, Teatri I Kukullave rinis përsëri aktivitetin, duke u konsideruar si një ndër institucionet më të rëndësishme të argëtimit të fëmijëve të vegjël në Bashkinë Fier. ​

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
34567
8
e shtunë, korrik 8, 2017
9
e diel, korrik 9, 2017
10111213
14
e premte, korrik 14, 2017
15
e shtunë, korrik 15, 2017
17181920
21
e premte, korrik 21, 2017
2223
24252627
28
e premte, korrik 28, 2017
30
3112
3
e enjte, gusht 3, 2017
4
e premte, gusht 4, 2017
5
e shtunë, gusht 5, 2017
6

Se shpejti


Buletini Informativ