Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Arti dhe kultura > Biblioteka Publike Fier

Biblioteka Publike Fier

Fillesat e Bibliotekës Publike Fier i referohen vitit 1945, por zyrtarisht ajo u hap më 1948.

Drejtuesja e parë që nxiti krijimin dhe themeloi Bibliotekën ka qenë zonja Urani Verria.

Biblioteka e nisi rrugën e saj nëpërmjet shpërndarjes së librit me valixhe. Rrjedha e kohës do ta vendosë librin në një godinë private në qendër të qytetit, e cila do të shndërrohet në vite në tempullin e dijes, një tempull që do të mbartë e do të ruajë pasurinë e qytetit.

Organika e asaj kohe numëronte 2 punonjëse dhe ofronte shërbim vetëm në dy sektorë: sektori i fëmijëve dhe i të rriturve.

Pak e nga pak Biblioteka merr trajtën e saj të plotë. Shtohet organika me një punonjëse tjetër, duke shtrirë shërbim edhe në sektorin e Periodikut. Në vitet '70 hapet sektori i gjuhëve të huaja, si dhe emërohet një libralidhëse, e cila merrej me lidhjen dhe meremetimin e librit. Biblioteka Publike Fier për afro 53 vjet, ashtu si çdo bibliotekë publike në Shqipëri, ofronte shërbim me fonde të mbyllura.  Ndryshimet që pësoi shoqëria shqiptare në dekadën e fundit, sin ë cdo fushë preku edhe Bibliotekën. Stafi i saj e kuptoi se erdhi momenti që lexuesi, si pjesë e komunitetit fierak, të kishte hyrje të lirë dhe akses të barabartë në informacionin që dispononte Biblioteka, pavarësisht nga raca, kombësia, mosha, besimi fetar, gjuha, paaftësia, gjendja ekonomike, punësia dhe edukimi.

Në vitin 1999 Biblioteka transferohet në godinën ish Atelie dhe në 24 nëntor 2000 përuron mjediset e reja për lexuesin dhe qytetarin fierak. Kjo datë shënon një moment historik për Bibliotekën dhe për vetë qytetin e Fierit, pasi për herë të parë ofrohen shërbime me fonde të hapura në të gjithë sektorët e saj. Mijëvjeçari i tretë do të sjellë një etapë të re për këtë Bibliotekë. Për t'i mbijetuar kohës dhe shoqërisë së informacionit, ajo merr një tjetër trajtë dhe nis një riorganizim, në përshtatje me standardet bashkëkohore.

 

Aktivitete:

Biblioteka Publike luan një rol të veçantë, duke u kthyer në një qendër e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Mjediset e reja, të krijuara për moshën parashkollore do të jenë lexuesit e ardhshëm, ata që po e kthejnë Bibliotekën në një institucion që ofron jo vetëm huazim librash dhe materialesh të tjera, por edhe një qendër edukuese.

Programi "Koha e historive" i organizuar me moshat parashkollore, ka për qëllim që kjo moshë ta shohë shtëpinë e librit si strehën e dijes, e cila do t'i ndihmojë gjatë gjithë jetës dhe do të zhvillojë tek ata aftësitë krijuese nëpërmjet leximit të librit.

Biblioteka nuk është vetëm një institucion që huazon dhe shërben materiale libra, por njëkohësisht ofron shërbime informuese nëpërmjet medias së shtypur dhe asaj elektronike.

Ajo ofron njëkohësisht shërbime referuese dhe informuese për komunitetin. Në bashkëpunim me shkollat e qytetit, programohen veprimtari dhe organizohen aktivitete të ndryshme për edukimin e vlerave morale dhe letraro-artistike.

 

SEKTORI I LIBRIT SHQIP

Ky sektor, i cili gjeografikisht ndodhet në katin e parë të Bibliotekës, përmban një fond të pasur me literaturë artistike e shkencore në gjuhën shqipe. Pika e qarkullimit të librit është e vendosur në afërsi të fondit të referencave, e cila ka në përbërjen e saj materiale libra si enciklopedi, manualë, almanakë, fjalorë etj.

Grafiku statistikor i frekuentimit për këtë sektor ngelet ne nivele të mira.

Në vitin 2015 ne kete sektor u shenuan 13838 perdorues, 1060 prej te cileve ishin anetare te rinj. Ne kete sektor ndodhen rreth 47 000 mije tituj librash.

​ 

SEKTORI I LIBRIT TË HUAJ

Ky sektor është i vendosur në katin e dytë të Bibliotekës dhe përmban një koleksion me materiale artistike e shkencore në gjuhë të huaj: Anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, rusisht, etj. Në mjediset e këtij sektori ndodhet dhe salla e aktiviteteve, që shërben për takime letraro-artistike e seminarë të ndryshëm. Ky sektor shënon rreth 350 perdorues të rregullt dhe ka një fond me afro 5 mijë titujsh në gjuhë të ndryshme.

 

SEKTORI I LIBRIT PËR FËMIJË

Ky sector ndodhet në katin e tretë të Bibliotekës. Ai rezervon një literaturë të përshtatshme për fëmijët e moshës parashkollore deri në 14 vjeç.

Kjo literaturë është e sistemuar në rafte të përshtatshme për moshën e fëmijëve, në mënyrë që informacioni i duhur të gjendet lehtë dhe aksesi i tij të jetë i lirë. Përveç literaturës artistike dhe shkencore në shqip,  sektori rezervon edhe një literaturë të pasur në gjuhë të huaj, veçanërisht   në gjuhët angleze dhe italiane.

Aktivitetet artistike kulturore që numëron ky sektor janë të shumta.  Përmendim "story time" me fëmijët e arsimit parashkollor, por dhe  aktivitetet e shumta me shkrimtarë për fëmijë, recensionet e librave të rinj, si dhe aktivitete për ditë të veçanta siç është 2 Prilli, Dita Botërore e Librit për Fëmijë. Këtu shënohet një numër prej 5670 përdoruesish në vit dhe ka një fond me rreth 17 000 titujsh.

 

SEKTORI I PERIODIKUT

Ky sektor u shërben çdo ditë përdoruesve të saj shtypin e ditës, i cili përbëhet nga 13 tituj periodikesh. Përveç tyre shërbehet dhe Buletini i Prokurimit dhe Fletorja Zyrtare.

Sektori i periodikut ndodhet në katin e dytë dhe ka edhe një sallë të veçantë për leximin e shtypit.

Përmban artikuj revistash dhe gazetash në koleksione të lidhura e të renditura sipas  numrave dhe viteve. Shënon një numër prej 7628 përdoruesish në vit.  Përmban edhe krahinorin përkatës të rrethit Fier.

 

QENDRA E INFORMACIONIT DHE TRAJNIMIT

Biblioteka Publike e Fierit për herë të parë në qershor 2003 u ofron përdoruesve të saj informacionin elektronik dhe të shtypur nëpërmjet Qendrës së Informacionit.  Per vitin 2015 Qendra shënoi një numër prej 2242 përdoruesish,  me variacion nga të gjitha moshat. Në ndihmë të qyetarëve janë dhe rreth 250 tituj MJL për shfrytëzim në mjediset e saj.

Qendra e Informacionit frekuentohet çdo ditë nga rreth 20 përdorues, ndërkohë që për grupe nxënësish të shkollave të qytetit  mundësohet shfaqja e  dokumentarëve historikë e me tematika të ndryshme. Në bashkëpunim me OJQ dhe OJF të ndryshme të qytetit organizohen trajnime me tema të ndryshme si: droga, alkooli, të drejtat e njeriut etj.

 

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
345
6
e enjte, prill 6, 2017
7
8
e shtunë, prill 8, 2017
9
10111213141516
1718192021
22
e shtunë, prill 22, 2017
23
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ