Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Zv.Guvernatori i Gansu takohet me kryetarin e Bashkisë Fier

Kategorite

Filtro:

Zv.Guvernatori i Gansu takohet me kryetarin e Bashkisë Fier

Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi ka pritur një delegacion nga Provinca Gansu, Kinë që kryesohej nga zv/ Guvernatori i kësaj province, Z. LI Bin. Pjesë e këtij delegacioni ishin dhe krerë të lartë të sektorit të shëndetësisë në këtë provincë, si në hartimin e politikave ashtu dhe në administrim. Në këtë takim, Kryetari i Bashkisë shoqërohej dhe nga Administratori i Përgjithshëm Z. Florjan Mucaj, Nënkryetarja e Bashkisë Znj. Enkelejda Peshkëpia, Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Z. Andrea Dollakaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Legjislacionit, Znj. Esmeranda Kapllani.

Kjo vizitë vjen pas vizitës disa muaj më parë që delagacioni nga Fieri, kryesuar nga Kryetari Subashi ka zhvilluar në Kinë, ku u finalizua marrëveshjan e binjakëzimit me Bashkinë Lanzhou, gjithashtu u nënëshkrua dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me Provincën Gansu, kryesisht në fushën e mjekësisë. Pas një prezantimi të detajuar që kryetari i Bashkisë Fier u ka bërë miqve në lidhje me situatën territoriale, resurset natyrore, ekonomike dhe potencialet që realisht ka Fieri, bisedat janë shtrirë në cështje më konkrete që do i jepnin një tjetër shtytje këtij bashkëpunimi. Hapja e një Qendre e Mjekësisë Tradicionale Kineze (kurimi dhe Trajnimi), që mendohet të jetë njo vetëm më e madhja në Shqipëri, por edhe në Ballkan është momenti i parë i nisjes nga zbatimi të kësaj marrëveshje, e cila do të shtrihet edhe në fusha të tjera të rëndësishme si: turizmi, bujqësia etj.

Pas vizitës në Bashkinë Fier, delegacioni i Provincës Gansu kanë parë nga afër vendin ku do të ndërtohet Spitali i Ri Rajonal Fier (Pylli i Levanit); më pas bregdetin e Daëzezës, si një mundësi konkrete dhe reale për një bashkëpunim të mundshmëm dhe në fund janë ndalur në Parkun Kombëtar të Apolonisë.


Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
34567
8
e shtunë, korrik 8, 2017
9
e diel, korrik 9, 2017
10111213
14
e premte, korrik 14, 2017
15
e shtunë, korrik 15, 2017
17181920
21
e premte, korrik 21, 2017
2223
24252627
28
e premte, korrik 28, 2017
30
3112
3
e enjte, gusht 3, 2017
4
e premte, gusht 4, 2017
5
e shtunë, gusht 5, 2017
6

Se shpejti


Buletini Informativ