Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Dëgjesa e parë publike për Planin e Detajuar Vendor

Kategorite

Filtro:

Dëgjesa e parë publike për Planin e Detajuar Vendor

Bashkia Fier ka zhvilluar dëgjesën e parë publike për hartimin e Planit të Detajuar Vendor për një pjesë të territorit të nën – njësisë me kod 01-02. Takimi u drejtua nga nënkryetarja e Bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia, e cila theksoi rëndësinë e tij dhe siguroi të pranishmit se cdo mendimi apo sugjerim i tyre do të merret parasysh nga grupi i punës gjatë hartimit të PDV-së për këtë pjesë të territorit. Më pas, nga ana e specialistëve që po merren me këtë PDV u bë prezantimi i përfundimeve të analizës së gjendjes ekzistuese, të cilat u parashtruan për diskutim. Diskutimet dhe sugjerimet e marra nga kjo dëgjesë dhe të tjerat që do të pasojnë deri në finalizimin e tij, do të ndikojnë në përmirësimin e këtij Plani të Detajuar Vendor. 
 Me Vendim të Kryetarit të Bashkisë Nr. 01, datë 24.03.2017, në përputhje me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 05, datë 29.12.2016 "Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor", Bashkia Fier ka ndërmarrë nismën për hartimin e Planit të Detajuar Vendor për një pjesë të territorit dhe për këtë ka organizuar këto dëgjesa publike, duke marrë dhe mendimin qytetar. Kjo është dëgjesa e parë publike për këtë cështje, që do të pasohet me të tjera në terma më specifike.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ