Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Viti i ri shkollor. Kushte më të mira për fëmijët.

Kategorite

Filtro:

Viti i ri shkollor. Kushte më të mira për fëmijët.

​Më shumë ndërhyrje, më shumë punë e më shumë godina arsimore drejt garantimit të kushteve bashkëkohore. Përvec 4 shkollave të rikonstruktuara totalisht, vetëm këtë vit me buxhetin e bashkisë është ndërhyrë në mbi 10 shkolla në qytet e në fshat, në pothuajse të gjitha kopshtet e cerdhet . Sot të gjitha këto institucione kanë kushte më të mira higjeno – sanitare dhe infrastrukturore gjithashtu. Ka qenë një punë e vrullshme e shtrirë pothuasje përgjatë gjithë sezonit veror, por në mënyrë të përqëndruar gjatë muajit gusht, ku Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashki u fokusua vetëm në këtë drejtim. Sipas kryetarit të Bashkisë Fier, z. Armando Subashi nuk do të lihet asnjë shkollë, kopësht apo çerdhe jashtë vëmëndjes. Puna  do të vazhdojë deri në standardizimin e të gjitha godinave arsimore në qytet e  në fshat, duke synuar njëkohësisht përsosjen e shërbimeve. Vitin e ardhëshëm synohet ndërtimi i një shkolle të re 9 vjecare, që do të ulë ndjeshëm numrin e nxënësve në klasa dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve. ​

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ