Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Transformime rrënjësore urbane në Fier

Kategorite

Filtro:

Transformime rrënjësore urbane në Fier

Transformime rrënjësore urbane në Fier.

E nuk është vetëm një projekt që nis e përfundon për të kuptuar cfarë po ndodh në Fier, por një mori projektesh që kanë nisur që në vitin 2015 dhe sot kanë sjellë një tjetër imazh dhe funksionalitet qytetit e jo vetëm. Rehabilitimi I lumit Gjanicë dhe qendrës së qytetit është dëshmia e radhës së këtij trasformimi. I kthyer në një kantier të madh ndërtimi, Fieri sot po pëson ndryshime të pakrahasueshme, që përvec imazhit ka orientuar dhe një stil jetese bashkëkohore.

Qendra e Fierit do të transformohet në një hapësirë e re publike, ndërsa lumi Gjanica, do të jetë pjesë integrale e qendrës së re të qytetit të rilindur. Për këtë po punohet ditë edhe natë, mes kureshtjes së vazhdueshme të qytetarëve dhe tekave të justifikuara të motit.

Rehabilitimi i lumit Gjanica, që për çerekshekulli ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, mbetet projekti më madhor i zbatuar në këtë qytet.

Punimet kanë hyrë në një fazë intensive dhe brenda këtij viti, ky projekt do t'i bashkohet hartës së madhe të ndryshimeve në Fier, duke transformuar përfundimisht edhe dimensionin urbanistik të qytetit.

Lumi Gjanica, dikur një mrekulli natyrore, për shumë vite u keqpërdor nga bizneset, të cilat e shndërruan atë në një vendgrumbullim plehrash dhe hidrokarburesh. Gjanica, me një gjatësi prej 42 km, buron nga pjesa jugore e malit të Shpiragut. Është degë e lumit Seman.  Përshkruan gjithë trevën e Mallakastrës, kalon mespërmes qytetit të Fierit dhe në afërsi të Mbrostarit derdhet në Seman. 

Eventet

<gusht 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ