Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim organizativ për parandalimin e emergjencave civile

Kategorite

Filtro:

Takim organizativ për parandalimin e emergjencave civile

Bashkëpunimi dhe informimi i qytetarëve për parandalimin e emergjencave civile ishte refreni i takimit të Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në Bashkinë Fier, zhvilluar sot. Pas një raportimi të detajuar të situatës së zjarreve në gjithë territorin e bashkisë nga ana e Përgjegjesit të Sektorit të Emergjencave Civile Arben Dimo, u diskutua gjerësisht edhe për të gjitha rastet problematike të hasura gjatë këtij sezoni dhe mundësitë e parandalimit në ditët në vijim. Mbarëvajtja e punës për përballimin dhe evitimin e situatave emergjente që mund të shkaktohen në këtë periudhë të nxehtë vere, më së shumti me prani vatrash zjarri, jo të pakta në territorin e Bashkisë Fier, kërkon domosdoshmërisht shpërndarjen e informacioneve të shumta te qytetarët për mënyrat si mund të parandalohen rastet e ndryshme, si dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave në nivel lokal. Për informacionet e nevojshme, Zyra e Emergjencave Civile në bashki ka hartuar një broshurë informative, të cilën vazhdon ta shpërndajë masivisht, krahas komunikimit direkt me qytetarët. 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ