Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim me përfaqësuesit e lartë të TAP në Shqipëri

Kategorite

Filtro:

Takim me përfaqësuesit e lartë të TAP në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka pritur në një takim miqësor përfaqësuesit e lartë të TAP: Ulrike Andres - Drejtoreshë e TAP për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Shqipëri, Shkëlqim Bozgo – Menaxher i TAP për Shqipërinë, bashkë me stafin e tyre drejtues, ku ka diskutuar gjerësisht për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në vazhdimësi. 
Ky takim vjen pas përfundimit të rikonstruksionit të plotë të shkollës “Thanas Ikonomi” dhe nevojës për të nxitur përshpejtimin e ndërhyrjes në rrugën Fier – Seman, tani kur ka rënë fluksi i mjeteve që operojnë në këtë segment për projektin TAP. Kryetari i Bashkisë pasi ka falenderuar për bashkëpunimin, mbështetjen dhe seriozitetin e Tap ka kërkuar bashkëpunim edhe për ndërhyrjen sa më parë në këtë segment rrugor për ta rikthyer atë minimalisht në gjendjen e mëparshme përpara nisjes së reshjeve. 

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ