Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim me përfaqësues të USAID dhe programit PLGP

Kategorite

Filtro:

Takim me përfaqësues të USAID dhe programit PLGP

Programi PLGP/ USAID do të mbështesë Bashkinë Fier edhe në dy vitet e ardhshme. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Programit PLGP/ USAID, Kevin McLaunghlin gjatë vizitës së sotme në Bashkinë Fier. Së bashku me përfaqësuesen e USAID, Suzana Cullufi, Drejtorin e CoPlan, Dritan Shutina dhe përfaqësuesin e studios së kontraktuar nga Programi për hartimin e Planit të Biznesit të Ujësjellësit Fier, McLaunghlin zhvilloi një takim informues dhe konsultativ me Kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi. Qëllimi ishte jo vetëm transmetimi i lajmit të mirë për mbështetjen e mëtejshme të institucionit vendor në Fier, por edhe për të përballur nevojat e Bashkisë me mundësitë e programit. Sipas Kevin McLaunghlin, bashkëpunimi i deritanishëm me Bashkinë Fier ka qenë një nga më të suksesshmit, duke e bërë vazhdimësinë e tij edhe më të lehtë bazuar në punën dhe rezultatet konkrete që kanë nisur të shfaqen. Zhvillimi i qendrës së qytetit dhe bregdetit (PDV dhe Master plan për bregdetin) ishin dy nga prioritetet që Kryetari i Bashkisë kanalizoi si shtylla të zhvillimit të ekonomisë, jo vetëm me ipakt lokal, por edhe kombëtar dhe si të tilla janë të nevojshme të shihen si mundësi për t'u mbështetur nga Programi PLGP/ USAID në vazhdim. Praktikat e përftuara nga ky bashkëpunim për një pjesë të caktuar të territorit do të shërbejnë në të ardhmen si modele mbi të cilat do të ecet në zhvillimin e gjithë pjesës tjetër të mbetur të territorit, si dhe përmirësimit të shërbimeve.

Zyra me një ndalesë është një nga fokuset e progranimit PLGP/ USAID në vazhdim, duke synuar krijimin e një praktike efikase dhe mentaliteti të ri që rrit cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Tashmë infrastruktura e kësaj zyre shumë të rëndësishme është bërë gati nga ana e në Bashkisë Fier dhe pritet që së shpejti të nisë bashkëpunimi për përmirësimet e nevojshme në praktikën e ndjekur deri tani. 


Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ