Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim Konsultativ, për një bujqësi të zhvilluar dhe të qëndrueshme

Kategorite

Filtro:

Takim Konsultativ, për një bujqësi të zhvilluar dhe të qëndrueshme

“Konsolidimi i tokës bujqësore si instrument për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian, nëpërmjet granteve të mëdha nga projekti rajonal “Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm” ka mbledhur në një takim të përbashkët me specialistë të bujqësisë në Bashkinë Fier, përfaqësues të Qendrës së Studimeve të Burimeve Natyrore “Natyra”, përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale. Ky projekt zbatohet nga Qendra e Studimeve të Burimeve Natyrore QSK “Natyra” në partneritet me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe synon të fuqizojë kapacitetet advokuese të OSHC-ve për zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor. 
Bashkia Fier ka potenciale të larta bujqësore, ku toka bujqësore së mbi 70% të territorit me rreth 25 mijë ferma bujqësore, sipërfaqe mesatare 1.75 ha e shpërndarë në 4 -6 parcela. Si e tillë zbatimi i projektit do të bëjë të mundur rritjen e cilësisë, investimit dhe prodhimit bujqësor, duke nxitur dhe rritjen ekonomike të zonës. Objektivat bazë të konsolidimit të tokës që do të përfshihen në programin e konsolidimit për këtë zonë do të zbatohet në altervativat për zmadhimin e fermave bujqësore dhe bashkimin e pronës në një vend të vetëm, ose në sa më pak vende nëpërmjet reduktimit të numrit të copave të pakufizuara me njëra – tjetrën. Synohet gjithashtu krijimi i kushteve për menaxhinim dhe përdorimin racional të tokës, mbrojtja dhe rritja e prodhimtarisë, përmirësimi i ekologjisëa, peisazhit, mënjanimi i braktisjes dhe ulja e kostos nëpërmjet përmirësimit të mekanizmit ujitjes dhe praktikave më të mira bujqësore. Konsolidimi i tokës dhe zmadhimi i fermave mund të shënojnë kthesën më të madhe të zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë rurale, kufizimin e degradimit të tokës si pasojë e migrimit të popullsisë drejt zonës urbane. Bujqësia është ndër sektorët që mund të ndryshojë më shpejt. Projekti ka për qëllim të kontribuojë pikërisht në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe përmirësimin e gjendjes social – ekonomike të zonave rurale, nëpërmjet nxitjes së modelit të konsolidimit të tokës bujqësore.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ