Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ambiente të reja për rinovimin e kartës së identitetit

Kategorite

Filtro:

Ambiente të reja për rinovimin e kartës së identitetit

​Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena VODA, Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Koncesionare, Jean Alain Jouan, të shoqëruar nga Prefekti i qarkut Fier, Baki Bala, zëvendëskryetarja e Bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, inspektuan sot mjediset e zyrave të reja të vëna ne dispozicion të këtij shërbimi nga Bashkia Fier. 
Zvendësministrja Voda dhe kreu i Kompanisë Jouan vlerësuan maksimalisht ambientete për hapësirën dhe kushtet e krijuara, duke e cilësuar atë si një nga zyrat më të mira në të gjithë vendin, që mund të krahasohet lehtësisht edhe me Tiranën. Në emër të Bashkisë Fier zëvendëskryatarja Peshkëpia falenderoi për bashkëpunimin dhe deklaroi se Bashkia Fier është e gatshme që të mbështesë hapjen e sporteleve dhe zyrave të tjera të reja edhe në Njësi Administrative për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve edhe më pranë, atje ku ata kanë nevojë. Aktualisht këtij shërbimi i janë shtuar edhe 3 sportele të reja, duke mundësuar një proces (për rinovimin e kartave të identitetit dhe pasaportave) në zyra më të mira, në një kohë shumë herë më të shkurtër e pa radhë.

Eventet

<nëntor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ