Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rinia Kreative

Kategorite

Filtro:

Rinia Kreative

Në kuadër të Projektit “Rinia Kreative”, financuar nga IADSA, në Galerinë e Artit Fier është zhvilluar këtë fundjavë aktiviteti “YOUTH ART EXHIBITION” organizuar nga Qendra “Epoka e Re”, në bashkëpunim me Bashkia Fier dhe ENGIM Albania. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita fotografike "URBAN CITY" , produkti i një kursi disa mujor në fushën e fotografisë, pjesë e projektit “Rinia Kreative” dhe të kuruara nga fotografi i mirënjohur Felix Bilani. Ky aktivitet përvec ekspozitës është përqendruar edhe në shpërndarjen e certifikatave për 30 të rinj që kanë ndjekur regullisht kursin e aktrimit dhe fotografisë. Vetëm pak kohë më parë në skenën e teatrit Bylis kursi i aktrimit vuri në skenë pjesën “Karnavalet e Korcës”, e cila u prit me entuziazëm gjatë të tria netëve që u shfaq. Kurset do të vazhdojnë deri në finalizimin e projektit, pjesë e rëndësishme e të cilit është edhe rikontruksioni i teatrit Bylis. 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ