Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rilindja e Parkut të Apolonisë

Kategorite

Filtro:

Rilindja e Parkut të Apolonisë

​​​

30 vjet nga ndërhyrja e fundit, restaurimi i ka rikthyer Parkut të Apolonisë, vlerat dhe dinjitetin e humbur të qytetit të lashtë ku kryqëzohen epoka e kultura, një nga gurët e çmuar të mozaikut të trashëgimisë sonë kulturore. Ky investim i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Ministrisë së Kulturës do të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve, vendas e të huaj, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë kombëtare dhe atë lokale.

Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin, Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, Kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashi përuruan finalizimin e punimeve të rehabilitimit të këtij Parku. "750 mijë eurot e investuara besoj se kanë marrë gjithë vlerësimin e duhur në këtë Park gjigand, nga më të bukurit, në mos më i bukuri me nxjerrjen në dritë që i kemi bërë vlerave kombëtare", - u shpreh Ministrja Kumbaro.

Diplomatja, Romana Vlahutin theksoi mbështetjen e BE-së edhe në rivitalizimin e trashëgimisë kulturore, si pjesë edhe e investimeve të rëndësishme që BE ka ndërmarrë në Ballkan për kulturën dhe turizmin historik. "Shqipëria është në fillimin e një cikli të ri zhvillimi. Ju po ndryshoni vendin tuaj dhe shoqërinë tuaj për të mirën e Shqipërisë, në mënyrë që ajo të zërë vendin që i takon në bashkimin e demokracive europiane. Çdo sfidë ka një zgjidhje, por mos u ndjeni vetëm. BE është me ju, që ju të përballeni me çdo sfidë në mënyrë që qytetarët të vazhdojnë të jenë krenarë për atë që kanë trashëguar e ndërtuar" – nënvizoi ambasadorja Vlahutin.

Parku arkeologjik i Apolonisë i shpallur monument kulture nga viti 1948 është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, duke vazhduar ti rezistoje kohës dhe mungesës së mirëmbajtjes, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë. Tashmë, në qendër të vëmendjes nga qeveria dhe nga Ministria e Kulturës, ky park arkeologjik i është nënshtruar një restaurimi rrënjësor, duke e bërë atë të denjë për vlerat historike që përfaqëson. Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni dhe Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, inspektuan punimet që janë drejt fundit dhe pritet të sjellin një rritje të numrit të vizitorëve këtë vit. 
Projekti i plotë i rehabilitimit të të gjithë parkut të Apolonisë, një investim prej 750 mijë eurosh. Për të parën herë projekti është i plotë që nga masterplani deri tek sistemi inxhinierik, deri tek sistemi elektrik, sistemi i pompave të ujit e deri tek itineraret e turistëve. Përfshin kjo dhe restaurimin e kishës së Shën Mërisë (e ndërtuar rreth vitit 1220 dhe unike në Shqipëri për shkak të konfigurimit të pazakontë të saj në formën e kryqit të brendashkruar), të Manastirit, Trapezarisë, gjithë sistemit të portikëve të statujave dhe të muzeut. Është shumë pranë inaugurimit dhe hapjes së dyerve për një "boom" vizitorësh.  

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ