Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rezultatet konkrete të Reformës Administrative Territoriale në fokusin e medias

Kategorite

Filtro:

Rezultatet konkrete të Reformës Administrative Territoriale në fokusin e medias

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Cuci dhe një ekip prej 20 gazetarësh të medias së shkruar dhe vizive, kanë vizituar Bashkinë Fier, për të parë nga afër rezultatet konkrete të Reformës Administrative-Territoriale. Nën shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë Armando Subashi, Ministri Cuci u ka prezantuar gazetarëve punën e bërë në territorin e Fierit, si një nga modelet e suksesit të zbatimit të kësaj reforme. Puna kolosale e bërë në sistemin e kullimit dhe ujitjes është shembulli më i mirë i këtij suksesi, që do i japë një hov zhvillimit ekonomik të zonave rurale dhe vecanërisht bujqësisë. 

Një panoramë e gjerë investimesh që i kanë ndryshuar imazhin qytetit dhe cilësisë së jetës ka qenë për ministrin Cuci edhe imolementimi i projekteve të njëpasnjëshme. Fieri ka qenë në pararojë jo vetëm për suksesin e arritur në rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit, por edhe në zbatimin e një sërë projektesh infrastrukturore dhe transformuese. Projektet e Rilindjes Urbane i kanë dhënë një hov zhvillimit qytetit, duke hapur dyert e një qyteti Europian.  

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
345
6
e enjte, prill 6, 2017
7
8
e shtunë, prill 8, 2017
9
10111213141516
1718192021
22
e shtunë, prill 22, 2017
23
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ