Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rekord ndërhyrjesh në sistemin e bonifikimit

Kategorite

Filtro:

Rekord ndërhyrjesh në sistemin e bonifikimit

​​​

Drejtoria e Kullimit dhe Vaditjes e Bashkisë së Fierit u krijua si drejtori në vitin 2016. 

Sa është arritur deri tani? 

TË DHËNAT KRYESORE TË NDËRMARRJES SË BORDIT TË KULLIMIT & VADITJES NGA KRIJIMI 2016 - 28 Shkurt 2018

 

Aktiviteti total

nësistemin e kanalevevaditëse&kulluese

 

Viti 2016

 

Viti 2017

 

Viti 2018

 

TOTAL

Volumi (m3)

260844

432793

86677

780 314m3

Gjatësia (ml)

95722

202681

39641

338 044  ml

Sipërfaqja (ha)

6844

16678

2056

25 578 ha



Ka vetëm dy vite që Bashkia Fier ka marrë në juridiksionin e vet gjithë sistemin e kullimit dhe vaditjes dhe sot vjen me një rekord ndërhyrjesh. Ky sistem i ndërtuar gradualisht jo në vite, por dekada, pothuaj i shkatërruar nga themeli, nuk mund të bëhet as për një, dy e më shumë vite, por me një aksion të fortë, angazhim dhe vullnet të palëkundur disavjecar.  

Me ndarjen e re territoriale rreth 50% e gjithë territorit të Bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore. Si një fuqi dominuese sektoriale,bujqësia u vendos në prioritetet e bashkisë Fier dhe një nga sfidat që kreu i saj vendosi në axhendën institucionale dhe individuale njëkohësisht.    

Kanalet e dyta dhe të treta në territorin e Bashkisë së re, që prej vitit 2016 u bënë objekt i punës së përditshme dhe shumë impenjative të Bashkisë Fier. Tokat pjellore të Shqipërisë, u regjistruan në inventarët e bashkisë si një problem madhor që kërkon ndërhyrjen dhe zgjidhje të menjëhershme për pasojat fatale në bujqësi dhe ekonomi. Kjo është sfida e Bashkisë Fier dhe e Kryetarit të saj Z. Armando Subashi, që nisi dy vite më parë dhe cdo ditë shton forcën e aksionit. Si një ndërmarrje e re dhe me një sfidë shumë të madhe përpara, Drejtoria e Kullimit dhe Vaditjes në Bashki u përball dhe me një sërë problemesh të tjera po kaq të mëdha. Me vetëm dy mjete nga të cilat vetëm një në funksion dhe me një bilanc negativ tepër të ngarkuar, u përball me një situatë emergjente dhe trysninë e qytetarëve që prisnin gjithcka të pamundur më parë, në një kohë fare të shkurtër.    

Edhe pse qëllimi kryesor ishte rimëkëmbja e bujqësisë, tjetër sfidë kishte përpara kjo drejtori. Shkatërrimi i gjithë sistemit të kullimit dhe vaditjes dhe mosfunksioni i tyre për vite të tëra e kishin kthyer atë në burim përmbytje dhe rreziku për banorët. Kjo ishte ajo që duhej eleminuar më parë. Objektivi i parë i cili ka rrëmbyer angazhimin më të madh dhe vëmendjen e pandarë të këtij institucioni. Tonelata të tëra mbetjesh, dherash dhe vepra të reja që kishin humbur gjurmë. Dhe i gjithë refreni mbetet i njëjtë: Bujqësia.

335.108 ml linear kanale të dyta dhe të treta që kanë lehtësuar situatën e përmbytjes pothuajse në të gjithë territorin e bashkisë. Nëse dikur mjaftonte disa orë reshje për të përmbytur sipërfaqe të tëra bujqësore dhe urbane, sot ky nuk është më shqetësim. Shqetësim vazhdojnë të mbeten lumenjtë, të cilët janë në fokusin kryesor të qeversisë shqiptare. Përsa i përket sistemit të garancisë së bonitetit të tokës edhe pse për një kohë të shkurtër ka marrë formën e duhur. Nuk është vetëm pastrimi i thellë i kanaleve, as hapja e kanaleve të reja të cilët nuk kanë qenë të paktë, por një punë e tërë e ndërtuar nga e para që i shërben kullimit vaditjes dhe eleminimit të rreziqeve. Hapja e rrugëve të parcelave është një tjetër element që ecën paralel me sistemin e kullimit dhe vaditjes, në shërbim të fermerëve, prodhimit bujqësor dhe lëhtësisë sipërmarrëse.  


Eventet

<qershor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ