Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Qendra Komunitare Levan, shembull i një konkretizimi të suksesshëm

Kategorite

Filtro:

Qendra Komunitare Levan, shembull i një konkretizimi të suksesshëm

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, së bashku me Ambasadorin e Suedisë, Johan Ndisi dhe Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së në Shqipëri, njëkohësisht Përfaqësues i Përhershëm i UNDP, Brian Williams vizituan Qendrën Komunitare Levan, një bashkëpunim i Bashkisë Fier dhe UNDP, nëpërmjet Terre des Hommes. Sot në këtë qendër komunitare, 45 fëmijë të komuniteteve në nevojë ndjekin sistemin parashkollor në kushte të përshtatshme dhe shërbime të integruara. Në fjalën e tij kryetari, Armando Subashi u shpreh se, investimet në këtë qendër dhe për këto komunitete nuk ndalen këtu. Po punohet nëpërmjet bashkëpunimeve të reja dhe investimeve, për të krijuar bazën didaktike për nxënësit, por edhe kurse trajnimi për vajzat e gratë e këtij komuniteti, duke synuar integrimi social dhe fuqizimin ekonomik të tyre. 
 Ambasadori Ndisi u ndje entuziast për këto investime te realizuara në komunitetin rom dhe impaktin që ka dhënë hapja dhe funksionimi i kësaj qendre komunitare në përditshmërinë e shoqërisë lokale. 
Shërbimet në këtë qendër kanë në fokus individin dhe synojnë përmirësimin e aftësisë ripërtëritëse, kryesisht te fëmijët. Kjo iniciativë bazohet në modele pozitive të shërbimeve vendore sociale të integruara, që do të shërbejnë në integrimin e komuniteteve në nevojë.

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15
e hënë, maj 15, 2017
16
e martë, maj 16, 2017
17
e mërkurë, maj 17, 2017
18
e enjte, maj 18, 2017
19
e premte, maj 19, 2017
2021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ