Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përfaqësuesit e PNUD në Shqipëri takohen me Kryetarin e Bashkisë

Kategorite

Filtro:

Përfaqësuesit e PNUD në Shqipëri takohen me Kryetarin e Bashkisë

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka pritur sot përfaqësueset e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (PNUD), ku ka diskutuar rreth Programit të Bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (2017 – 2021), “Të mos lëmë askënd mënjanë”. Ky program që do të zbatohet edhe në Bashkinë Fier, synon ngritjen e shërbimeve sociale për komunitetet: Rom dhe Egjiptian, një model që është zhvilluar prej shumë vitesh dhe adaptuar nga Zvicra për t’u zhilluar në Shqipëri. Projekti do të konsistojë në ndërgjegjësimin e fëmijëve të këtyre komunitetetve dhe nxitjen për të frekuentuar në mënyrë permanente dhe cilësore shkollën, zhvillim profesional për të rinjtë e të rejat, nëpërmjet kurseve profesionale dhe me synim punësimin. Forcimi i familjes është një tjetër fokus i rëndësishëm i këtij programi, i cili do të bazohet në dhënien e mundësive për ngritjen dhe mbështetjen e bizneseve të vogla sociale. PNUD në Shqipëri, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (2017 – 2021), me pjesëmarrjen e përbashkët të tre agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara dhe në partneritet të ngushtë me organet përkatëse qeveritare në nivel qëndror dhe lokal, kanë rënë dakord të zbatojnë programin “Të mos lëmë askënd mënjanë” dhe ta zhvillojnë atë gjatë viteve të ardhshme, me objektivin kryesor fuqizimin e personave dhe grupeve vulnerabël dhe ofrimin e mundësisë për akses të njëjtë në shërbimet publike. 

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ