Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përfaqësues të Delegacionit të BE- së, BERZH-it dhe GIZ –it në Fier

Kategorite

Filtro:

Përfaqësues të Delegacionit të BE- së, BERZH-it dhe GIZ –it në Fier

​Përfaqësues të Delegacionit të BE- së, BERZH-it dhe GIZ –it kanë zhvilluar një takim informues me kryetarin e Bashkisë Fier, në lidhje me përcaktimin e planit të aksionit për zhvillimin e turizmit në Fier. Takimi u fokusua më shumë në përcaktimin e prioriteteve turistike dhe krijimin e urës lidhëse midis turizmit arkeologjik, kulturor, fetar dhe bregdetar, që do i jepte një hov të madh jo vetëm turizmit, por edhe ekonomisë. Kryetari, Subashi ka theksuar domosdoshmërinë e hartimit të një Masterplani për bregdetin, i cili do të zbërthente teknikisht nevojat, mundësitë dhe pritshmëritë, që do të siguronin një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit bregdetar. Këtij takimi i ka paraprirë kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin pak kohë më parë, kur dha dhe lajmin e mirë se Fieri është një nga 4 bashkitë e përzgjedhura për t'u mbështetur finaciarisht nga BE për zhvillimin e turizmit. 

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ