Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Për uljen e ndotjes së ujit të lumit Gjanicë

Kategorite

Filtro:

Për uljen e ndotjes së ujit të lumit Gjanicë

​​Kryetari i bashkisë Fier Z. Armando Subashi ka qenë prezent në testin e parë të impiantit të pastrimit të ujit të ndotur të lumit Gjanicë, që specialistët amerikanë të kompanisë "Recovered Earth" realizuan sot. Nga ky test rezultoi se mundësitë për ta kthyer ujin e ndotur të lumit jo vetëm janë të mëdha, por madje parametrat fiziko-kimikë të tij pas përpunimit janë gati të njëjtë me ujin e pijshëm. Nga ana e specialistëve janë identifikuar 21 pika ndotje të lumit Gjanicë. Vendosja e impianteve të tillë, si dhe koordinimi i masave parandaluese që do të ndërmerren në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera vendore do të sjellin minimizimin e ndotjes së lumit nga mbetjet hidrokarbure, apo ato industriale, duke vënë në zbatim projektin e rehabilitimit të këtij lumi dhe kthimin e tij në një zonë atraktive për qytetin. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ