Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Një dhuratë edhe për Ju

Kategorite

Filtro:

Një dhuratë edhe për Ju

Fëmijët jetim, familjet në nevojë dhe fëmijët me aftësi ndryshe kanë qenë edhe këtë vit në vëmendjen e Bashkisë Fier. Përvec aktivitetit artistik e argëtues, Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka gëzuar 300 fëmijët jetim të bashkisë edhe me dhurata të personalizuara. Në fjalën përshëndetëse dhe urimine  fundvitit Kryetari Subashi u shpreh: "Edhe pse vëmendja jonë ka qenë e shpërndarë në shumë drejtime, këtë vit u kujdesëm për të ndikuar sadopak në lumturinë e 2000 familjeve në nevojë, 300 fëmijëve jetim, 50 fëmijëve me aftësi ndryshe dhe banorëve të Shtëpisë të të Moshuarve Fier. Padyshim që kjo nuk është e mjaftueshme, por është më shumë se asgjë. Do të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti të ndikojmë në përmirësimin e politikave sociale për familjet pa asnjë mundësi ekonomike, për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, apo personat e pamundur fizikisht. Ata do të jenë në qendër të projekteve dhe programeve tona për vitin 2019, për t'u siguruar më shumë mirëqenie e integritet".

Përveç ndihmave ushqimore për 2000 familjet në nevojë, atmosferës festive dhe familjare të krijuar në Shtëpinë e të Moshuarve Fier, shoqëruar me dhurata simbolike edhe ceremonia festive organizuar për fëmijët e qendrës "Horizont" (Fëmijë me Aftësi Ndryshe) është një tjetër aktivitet i kthyer tashmë në traditë, që përcjell mesazhe të forta dashurie për jetën dhe një atmosferë festive për këtë pjesë të brishtë të shoqërisë.

 

 

 

Eventet

<maj 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
29
e hënë, prill 29, 2019
30
e martë, prill 30, 2019
23
4
e shtunë, maj 4, 2019
5
6
e hënë, maj 6, 2019
7
e martë, maj 7, 2019
8
e mërkurë, maj 8, 2019
9
e enjte, maj 9, 2019
11
e shtunë, maj 11, 2019
12
e diel, maj 12, 2019
13
14
e martë, maj 14, 2019
15
e mërkurë, maj 15, 2019
16
e enjte, maj 16, 2019
17
18
e shtunë, maj 18, 2019
19
e diel, maj 19, 2019
2021
22
e mërkurë, maj 22, 2019
23
e enjte, maj 23, 2019
24
e premte, maj 24, 2019
26
272829
30
e enjte, maj 30, 2019
31
e premte, maj 31, 2019
1
e shtunë, qershor 1, 2019
2
3
e hënë, qershor 3, 2019
4
e martë, qershor 4, 2019
5
e mërkurë, qershor 5, 2019
6
e enjte, qershor 6, 2019
789

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ