Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nis projekti i pastrimit të ujit të lumit Gjanicë, Recovered Earth Gjanica

Kategorite

Filtro:

Nis projekti i pastrimit të ujit të lumit Gjanicë, Recovered Earth Gjanica

Ka nisur sot, projekti “Recovered Earth Gjanica” për filtrimin e ujrave të lumit Gjanicë, një nismë e testuar pak kohë më parë nga Bashkia Fier dhe tashmë e instaluar në terren. Specialistë të firmës sipërmarrëse i kanë demonstruar kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi, atë çfarë realisht do të ndodhë me ujin e lumit, evidentimin e ndotjes dhe reaksionin kimik për eleminimin e saj, deri në nxjerrjen e ujit të pastër, e cili do të rikthehet sërish në Gjanicë. 

Kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi ka theksuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm, madje e ka cilësuar domosdoshmëri implementimin e tij në të gjithë pikat problematike të evidentuara deri tani, të cilat janë 21. 

Z. Subashi është shprehur gjithashtu se do të shihen të gjitha mundësitë për ta implementuar të plotë këtë projekt, i cili vjen së bashku me atë të rehabilitimit të lumit Gjanicë nga ana urbane.

Tashmë është bërë studimi përkatës për filtrimin e ujrave të lumit Gjanicë, që në burim e deri në grykderdhjen e tij. Aplikimi i kësaj teknologjie, e testuar në disa vende të botës, bën që Gjanica ti kthehet qytetarëve, e pastër dhe shumëfunksionale, duke e bërë lumin që fierakët duan, pamjen e të cilit e kanë harruar prej vitesh. 

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ