Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mediterranean Tourism Fair Tirana

Kategorite

Filtro:

Mediterranean Tourism Fair Tirana

“Mediterranean Tourism Fair Tirana” (Panairin Mesdhetar të Turizmit) solli një promovim mbreslënës të resurseve të Fierit dhe një pasaportë në plotësim të trashëgimisë kulturore. Pjesëmarrja e Bashkisë Fier në këtë panair, nëpërmjet Drejtorisë së Turizmit, i organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si edhe me pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe Unionin Turistik Shqiptar (8 – 9 prill 2017), ishte mundësia më e mirë për të pasqyruar resurset të trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të paprekshme si dhe ato natyrore. Stenda e Bashkisë Fier u vizitua nga vizitorë individual, por edhe nga agjensitë dhe operatorëve turistikë për turizmin vendas e të huaj. Risi për ta ishte dhe Muzeu Historik i Fierit, i cili mbart një pasuri materiale të trashëgimisë tonë kulturore, të panjohur më parë prej tyre. Si një vlerë e shtuar për destinacione të ndryshme dhe paketat turistike, ky institucion shumë shpejtë do të jetë një ndalesë më shumë për të gjithë vizitorët në qytet. Një zbulim për vizitorët në këtë panair ishte laguna e Kërnicës dhe Godullës së Ushtarit, në bregdetin e Darëzezës, të cilat pritet të jenë pjesë e tureve natyrore. Një vëmendje të vecantë në këtë panair iu kushtua dhe prodhimeve të artizanatit (qeramika, veshjet popullore, piktura në qeramikë etj), prodhimeve të kantinave të zonës, proshimeve bujqësore, blegtorale dhe përpunimit të produkteve shtazore. Panairi u shoqërua edhe me konferenca të ndryshme ku u trajtuan problematikat kryesore në fushën e turizmit në vend, duke i mëshuar zhvillimi të turizmit të qëndrueshëm. 

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15
e hënë, maj 15, 2017
16
e martë, maj 16, 2017
17
e mërkurë, maj 17, 2017
18
e enjte, maj 18, 2017
19
e premte, maj 19, 2017
2021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ