Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > MIK Albania, guida virtuale e turizmit

Kategorite

Filtro:

MIK Albania, guida virtuale e turizmit

Në ndihmë të turistëve, vizitorëve të huaj dhe vendas, tani gati MIK Albania, guida virtuale e turizmit. Kjo platformë interneti dhe aplikacioni celular ndihmon turistët të kenë një eksperiencë të çmuar të vendeve të cilat vizitojnë, duke paraqitur informacione dhe fakte që nuk janë gjithmonë të dukshme për udhëtarët, duke patur kontakt të menjëhershëm me bizneset lokale në zonë. Platforma e internetit dhe aplikacioni i celularit do të ndihmojnë turistët të gjejnë vendndodhjet kryesore historike, pikat kulturore si dhe shërbimet apo produktet turistike në rrethinat rreth tyre, të ndajnë informacion të përditësuar dhe shumë artikujt lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe të hotelerisë. Ky aplikacion është përqendruar në pikat turistike të Apollonisë dhe qytetit të Beratit.
Faqja e internetit: https://mikalbania.com/welcome  

​Projekti MIK Albania, zbatuar nga Partneriteti për Zhvillimin Pozitiv është financuar nga një grant i projektit për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, i siguruar nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit. Projekti i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit është fond i Bashkimit Evropian dhe zbatohet në përpjekje për të kontribuar për rritjen dhe konkurrencën e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zhvillimin dhe promovimin e ofertës së përbashkët rajonale të turizmit kulturor dhe të aventurës.  

Eventet

<janar 2021>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ