Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kur të rinjtë i shërbejnë qytetit

Kategorite

Filtro:

Kur të rinjtë i shërbejnë qytetit

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka pritur sot një ngup nxënësish të shkollës jopublike Flatrat e Dijes të shoqëruar nga mësuesi i tyre, të cilët kanë prezantuar nismën më të re në shërbim të qytetit. Në formën e një projekti ata kanë kërkuar mbështetjen e Bashkisë për ndërtimin e një miniparku, që do të plotësohet me sipërfaqe të gjelbëruara nga vet të rinjtë, si një shembull dhe mesazh për të gjithë qytetarët që e duan qytetin e tyre dhe mund të kontribuojnë për të. Duke falenderuar për nismën nxënësit, stafin pedagogjik dhe drejtuesit e kësaj shkolle, Kryetari i Bashkisë është shprehur: “Ky është një gjest mbreslënës që nis prej jush dhe jam i bindur që do të përqafohet edhe nga shumë institucione të tjera arsimore dhe jo arsimore. Është një mesazh i fortë dhe shumë i bukur. Nëse të gjithë kontribuojmë sado pak sot, e ardhmja padyshim do të jetë shumë herë më e bukur dhe e sigurt nesër edhe për brezat që vijnë”. Ndërkohë nga ana e Bashkisë Fier do të përzgjidhet një vend i përshtatshëm për ndërtimin e këtij miniparku, që do i hapë rrugë zhvillimit të projektit të këtyre të rinjve. 

Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ