Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kupa e Miqësisë, volejboll për djem

Kategorite

Filtro:

Kupa e Miqësisë, volejboll për djem

Bashkia Fier, nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit, Rinisë dhe Promovimit dhe në bashkëpunim me DAR Qarku Fier, kanë zhvilluar për të dytin vit radhazi “Kupën e Miqësisë” në volejboll për djem të shkollave të mesme në nivel qarku.
Në ambjentet e Kompleksit Sportiv pranë ETC, janë ndeshur përballë njëra tjetrës ekipet përfaqësuese të Bashkive Fier, Lushnje, Divjakë, Patos, Rroskovec dhe Ballsh. 
Ekipi i Bashkisë Fier i cili u përfaqësua nga djemtë e shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” rrëmbyen kupën e fitures së kësaj miqësoreje të bukur. Në vend të dytë ka dalë ekipi i Bashkisë Rroskovec; në vend të tretë, ekipi i Bashkisë Lushnje dhe në vend të katërt ekipi i Bashkisë Ballsh.
“Kupa e Miqësisë” midis Bashkive të qarkut Fier, është një aktivitet që synon masivizimin e sporteve në nivele më të gjera sesa ai brenda Bashkive dhe krijimin e atmosferës miqësore midis të rinjve. Ky aktivitet realizohet në kuadër të politikave të Bashkisë Fier për të rinjtë dhe masivizimin e sporteve. 

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15
e hënë, maj 15, 2017
16
e martë, maj 16, 2017
17
e mërkurë, maj 17, 2017
18
e enjte, maj 18, 2017
19
e premte, maj 19, 2017
2021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ