Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kupa e Miqësisë, aktiviteti sportiv që përballi 6 bashkitë

Kategorite

Filtro:

Kupa e Miqësisë, aktiviteti sportiv që përballi 6 bashkitë

Bashkia Fier ka organizuar një tjetër aktivitet të bukur sportiv, duke kapërcyer kufitjë e Bashkisë Fier.
“Kupa e Miqësisë” në volejboll për vajza, ka bashkuar ekipet përfaqësuse të 6 Bashkive të Qarkut Fier: Lushnje, Divjakë, Patos, Rroskovec, Ballsh, Fier. 
Ndeshjet miqësore janë zhvilluar në ambjentet e Kompleksit Sportiv të Bashkisë Fier, pranë ETC dhe në të kanë marrë pjesë gjimnazet fituese në rang Bashkie të Kampionatit “Kupa e Clirimit”, zhvilluar në muajin nëntor të vitit 2016.
Ekipet e vajzave, përfaqësuese të Bashkive të Qarkut Fier, janë ndeshur me sistem eleminimi duke dhuruar një lojë të bukur sportive dhe garë fantastike . Në fund të aktivitetit, në ndeshjen finale janë përballur gjimnazet “Janaq Kilica” Bashkia Fier dhe gjimnazi I Krutjes për Bashkinë Lushnje, ku fitues ka dalë ekipi I vajzave të gjimnazit të Krutjes.
Radhitja e ekipeve të vajzave si më poshtë:
Vendi i Parë – ekipi i Bashkisë Lushnje
Vendi i Dytë – ekipi i Bashkisë Fier
Vendi i Tretë – ekipi i Bashkisë Divjakë
Vendi i Katërt – ekipi i Bashkisë Rroskovec
Vendi i Pestë – ekipi i Bashkisë Ballsh
Vendi i Gjashtë – ekipi i Bashkisë Patos
Bashkia Fier e organizon për të dytin vit radhazi këtë garë të bukur sportive më të rinjtë gjimnazistë, që kalon kufijtë e saj administrative. Aktiviteti është pjesë e politikës së saj për Sportet dhe Rinine: masivizimin e sporteve tek të rinjtë dhe krijimin e frymës miqësore midis tyre

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ