Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkise, Armando Subashi takohet me investitorë të huaj dhe vendas

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkise, Armando Subashi takohet me investitorë të huaj dhe vendas

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi është takuar me një grup investitorësh italianë dhe shqiptarë, të cilët kanë paraqitur koncept - ide për ndërtimin e një kompleksi agro zooteknik në zonën e Darëzezës. Ishte një takim që u zhvillua përmes prezantimeve, sqarimeve të detajeve të zbatimit, për të eleminuar cdo pengesë e për të arritur tek përfitimet reale. Gjatë prezantimit, u sqarua se zbatimi i këtij këtij projekti, do të mundësojë hapjen e shumë vendeve të reja pune, zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, rritjen e cilësisë dhe sasisë së produkteve vendase, duke mos përjashtuar një pikë shumë të rëndësishme: mbrotjen e mjedisit. Investimi mendohet të jetë ekologjik dhe ndotja që mund të shkaktojë ai në ajër dhe sipërfaqe është zero. Z. Subashi, pasi është njohur me këtë koncept – ide është shprehur i gatshëm për bashkëpunime të tilla që vijnë në funksion të zhvillimit të ekonomisë së kësaj zone shumë pranë vijës bregdetare, duke e parë atë si një mundësi të mirë për t'i dhënë hov zhvillimi edhe në këtë aspekt. 

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ