Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë firmos Paktin e Mirëqenies Sociale.

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë firmos Paktin e Mirëqenies Sociale.

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe përfaqësuesit e Bashkive: Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë e Mallakastër kanë firmosur sot paktin e përbashkët të Mirëqenies Sociale, në ndihmë të shtresave në nevojë. Ceremonia e firmosjes së këtij pakti u realizua në qendrën ditore “Horizont” (qendra për fëmijët me aftësi ndryshe) dhe ka në thelb kalimin e kompetencave për shtrirjen dhe dhënien e shërbimeve nga pushteti qëndror tek ai vendor. “Shërbimi social duhet të jetë primare në shoqërinë tonë. Pavarësisht se në Fier kemi këtë qendër ditore për personat me aftësi ndryshe, që është më e madhja me këto kushte në vend, përsëri dimensioni social i zhvilluar është larg bërjes së një debati të vërtetë publik se cdo të thotë standard i mirëqenies sociale”, ka thënë Ministri Klosi, duke theksuar faktin se ky është një produkt i vërtetë decentralizimi. 
Me fokus rritjen e shërbimeve sociale, ndikim në politikat sociale dhe zgjerimin e hartës së shërbimeve sociale, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi është shprehur se përvec përpjekjeve të vazhdueshme që Bashkia Fier, nëpërmjet funksioneve dhe politikave të saj sociale, sot me këtë pakt firmos edhe një angazhim publik për të cuar në një tjetër nivel shërbimin ndaj qytetarëve, cilësinë e tyre dhe garantimin e mbështetjes nga shteti për të gjithë ata që kanë më shumë nevojë për të. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi dhe bashkërendimi të punës do të krijohet mundësia e krijimit të fondeve sociale, me kontribut të përbashkët lokal, qëndror, partnerial që do të ndikojë në zgjerimin e hartës së shërbimeve dhe cilësinë e tyre. 
Deri tani ngritja e shërbimeve është bërë nga pushteti qëndror, ai vendor, organizatat joqeveritare apo shoqëria civile, por asnjëherë nuk ka patur një organizim të përbashkët të të gjitha institucioneve për të rritur burimet financiare, ato njerëzore dhe kapacitetet administruese. Pakti përvec transferimit të kompetencës së menaxhimit të shërbimeve, do të sigurojë edhe bashkimin e të gjitha këtyre përpjekjeve në një. 

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ