Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi pret delegacionin nga OBSH

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi pret delegacionin nga OBSH

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka pritur sot një delegacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e përbërë nga: Dr. Hans Kluge, Drejtor i veprimit në OBSH për Europën, Dr. Nazira Artykova, Përfaqësuese e OBSH për Shqipërinë, Arnoldas Jurgutis, këshilltare pranë OBSH për Shërbimin Shëndetësor Parësor, Goran Evert Carlsson, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë në Suedi, njëkohësisht personi përgjegjës i Task Forcës së OBSH për reformimin e sistemit shëndetësor në Greqi 2012 - 2015, Dr. Ala Nemerenco Profesore në Universitetin e Mjekësisë në Moldavi, përgjegjëse e reformës në shëndetësi për Kyrgystan në emër të Swisa Tropika Public Health Institute Zvicer dhe njëkohësisht këshilltare e Ministrit të shëndetësisë në Rumani, Dr. Gazmend Bejtja përfaqësues i Shqipërisë pranë OBSH, të cilët shoqëroheshin nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Fier, Kreshnik Tërnova. 
Kryetari i Bashkisë Armando Subashi, pasi ka prezantuar ndryshimet administrative të ndodhura 3 vite më parë, përgjegjësinë e marrë tashmë nga Njësitë Vendore për mirëmbajtjen e godinave të qendrave shëndetësore, bashkë me problematikat e shumta të mbartura prej vitesh, ka shprehur gjithashtu dhe objektivat e qarta. “Janë për t’u përshëndetur zhvillimet e Qeverisë Shqiptare në sektorin e shëndetësisë, duke nisur që nga reformat, portali i infermierëve për Shqipërinë e deri te investimet, të cilat janë shumë, por të pamjaftueshme, pasi kemi trashëguar nga e kaluara një shëndetësi të rënuar. Sot shumë gjëra kanë ndryshuar, por infrastruktura vazhdon të jetë sfida jonë”, është shprehur z. Subashi.
Drejtori i veprimit në OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge ka përgëzuar kreun e Bashkisë për vëmendjen e kushtuar qendrave shëndetësore në gjithë territorin e Bashkisë Fier, duke premtuar bashkëpunim në rrugën e nisur për superimin e kësaj sfide. Biseda është përqendruar në mundësi konkrete bashkëpunimi dhe mbështetje financiare, të cilat do të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij ndërveprimi. 
 Përpara takimit, ky delegacion, ka vizituar disa qendra shëndetësore në qytet dhe zona rurale, ku kanë parë nga afër situatën, për të krijuar një panoramë të qartë për atë ku mund të ndërhyhet në të ardhmen nëpërmjet bashkëpunimit me  Bashkinë Fier dhe DRSH Fier.

Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ