Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kontraste urbane drejt zhdukjes.

Kategorite

Filtro:

Kontraste urbane drejt zhdukjes.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi ka inspektuar punimet në zonën Qenas, ku prej ditësh po punohet në sistemin e kanalizimit të ujërave të bardha. Bashkia Fier ka nisur kështu një nga punët më të mëdha dhe të rëndësishme të saj, punë e cila nuk do të ndalet deri në urbanizimin e plotë të gjithë zonës informale. Kjo nuk është përfundimtare, por një ndërhyrje emergjente, që do i japë zgjidhje situatës aktuale. Sipas kryetarit Subashi, ndërhyrja rrënjësore do të fillojë vitin e ardhshëm, me zbatimin e projektit tashmë të hartuar, finalizuar dhe financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KFË, që do të zgjidhë përfundimisht problematikën që mbart sot gjithë zona informale nga Qenasi, deri në Mbrostar Ferko .

Paralel po punohet në në një nga blloqet e banimit të lagjes "Konferenca e Pezës", në një nga blloqet e banimi të lagjes "Liri Gero", në forcim argjinaturash, projekte zhvillimore në vazhdim, në të nëntë njësitë administrative për rehabilitimin e sitemit të Kullimit dhe Ujitjes, në infrastrukturë rrugore, riparim e mirëmbajtje godinash instrituconesh arsimore e shëndëtësore  … etj. Të pranishëm cdo ditë në qytet dhe fshat për të siguruar Infrastrukturë rrugore më e mirë; Sipërfaqe publike të sistemuara; Më shumë sipërfaqe të gjelbëruara; Sa më shumë shërbime cilësore. 

Eventet

<tetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ