Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sistemi i drejtësisë konsultohet me qytetarët në Fier

Kategorite

Filtro:

Sistemi i drejtësisë konsultohet me qytetarët në Fier

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët, zhvilloi konsultimin me publikun edhe në Fier, në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi, drejtuesve të tjerë të pushtetit vendor, deputetëve të zonës, si dhe drejtuesve kryesorë të institucioneve vartëse. 
Procesi i certifikimit të tokave bujqësore, një nga nismat e rëndësishme që ka ndërmarrë Bashkia Fier, e përgëzuar nga qytetarët është mbështetur edhe nga Ministrja Gjonaj, e cila është shprehur gjithashtu se do krijojë mundësinë për një ndërveprim institucional më të lehtë me qëllim certifikimin sa më shpejt të tyre. Gjatë takimit me qytetarët, Ministrja prezantoi prioritetet e qeverisë shqiptare në Reformën në Drejtësi, si dhe foli rreth pritshmërisë së lartë që ka qeveria shqiptare, qytetarët e vendit tonë si dhe ndërkombëtarët lidhur me këtë proces, kyç për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ministrja nënvizoi vëmendjen që qeveria shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë i kushtoi zgjedhjes së drejtuesve të rinj në krye të ALUIZNI-t dhe ZVRPP-ve. Me fokus përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë me qëllim rritjen e profesionalizmit, Gjonaj tha se përmes një procesi transparent dhe meritokratik, në krye të këtyre zyrave janë vendosur njerëz me integritet të lartë dhe që kaluan me sukses procesin e Vettingut.
Në përgjigje të ankesave drejtuar nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes lidhur me trajtimin e pronave, Ministrja Gjonaj u shpreh se po punohet për të integruar tre shërbimet, ALUIZN, ZRPP, ATP në një agjenci të vetme me qëllim dhënien fund sorrollatjeve të qytetarëve nëpër dyert e institucioneve.
Gjithashtu Ministrja Gjonaj u ndal gjatë fjalës së saj edhe tek reformat që do të prekin institucionet e tjera që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe profesionet e lira si Noteria, Përmbarimi apo Avokatia.

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ