Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Koncerti i Paqes. Pas skenës së Bylisit, në teatrin e Dodonës, Greqi

Kategorite

Filtro:

Koncerti i Paqes. Pas skenës së Bylisit, në teatrin e Dodonës, Greqi

“Koncerti i paqes”, korr sukses edhe në qytetin antik të Dodonës, Janinë. Iniciativa e Bashkisë Fier e bashkuar me vullnetin e Bashkisë së Janinës dhe mbështetjen e Ministrisë Shqiptare të Kulturës ka sjellë organizimin e këtij koncerti me simbolikë paqen në afërsi të kampit të refugjatëve të ardhur nga Siria. 
Dy tenorët e mirënjohur shqiptarë Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha si dhe sopranoja nga italia Lucia Konte, shoqëruar nga orkestra “Magna Grecia”Taronto, nën drejtimin e dirigjentit Piero Romano, kanë rrëmbyer duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve, kryesisht të atyre që e ëndërrojnë kaq shumë paqen dhe lirinë në këto momente, refugjatët sirianë të strehuar në kampin "Shën Elena” në rajonin e Epirit. Koncerti erdhi menjëherë pas shfaqjes së dhënë një ditë më parë në skenën e teatrit Bylis. 
Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Fier, z. Armando Subashi është shprehur: “Simbolika e këtij aktiviteti na bën të shohim përpara,për të ndërtuar së bashku Pishtarë paqeje në zemrat tona. Ne duhet të marrim forcë dhe të thyejmë barrierat e mentalitetit, të egoizmit dhe të përqafojmë paqen, dashurinë e tolerancën. Qytetarët sirianë që ndodhen sot në këtë koncert, janë shëmbulli më tipik se çfarë mund të ndodh me një popull ku mungon paqja, dashuria dhe toleranca”. Në të njëjtën sinkronë ka qenë dhe kryetari i Bashkisë së Dodonës, Christos Dakaletsis. “Kur terrori kërcënon Europën, ne me anë të këtij koncerti, dërgojmë një mesazh të qartë.Frika nuk e mund dot lirinë, terrori nuk e frikëson demokracinë”. 
Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe një ekspozitë me foto nga kolana e artistëve fierakë, pjesë e projektit të sukseshëm “Adria Wealth”.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ